Dioguardi: Shqipëria nuk mund
të ecë përpara pa hapur dosjet

Dioguardi: Shqipëria nuk mund <br />të ecë përpara pa hapur dosjet
Ndryshe nga shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e të kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije. Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur kohët e fundit idenë e nevojës që Shqipëria të hapë dosjet e regjimit komunist. Përse pikërisht tani është i nevojshëm të zhvillohet ky proces?

Dioguardi: Për fat të keq problemi qëndron në faktin se regjimi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, duke ditur që Shqipëria përjetoi një nga format më të tmerrshme të komunizmit që ka parë Evropa. Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të gjitha atyre që ndodhën. Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver Hoxha dhe regjimi i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve që u burgosën, syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e ballafaqimit me të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i mbijetuan këtij regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Duke qenë se jemi në 2012 dhe ka kaluar kaq shumë kohë, a ka vend më për këtë proces, apo duhet të trajtohet si një temë që tashmë u takon historianëve?

Dioguardi: Aspak. Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende ecin të lirë rrugëve, shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e këtij procesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt