Studentët e Mjekësisë 90 minuta takim me Begajn: I shprehëm shqetësimet për ligjin! Po bëjmë gati dërgimin në ‘Kushtetuese’! Presidenti: Do të shqyrtojmë argumentet e tyre

Një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë, iu drejtuan presidencës për t’i kërkuar mosdekretimin e ligjit të ri që i detyron ata të qëndrojnë 5 vjet në Shqipëri pas diplomimit.

Pas më shumë se 90 minutash takim, studentët thanë se e informuan kreun e shtetit mbi efektet negative që u sjell ligji i miratuar tashmë në parlament, dhe folën për përgjigjen që kishin marrë nga presidenti.

‘Paraqitëm problematikat tona dhe presidenti na dëgjoi me vëmendje. Kërkojmë të rishqyrtohet edhe një herë pr/ligji” tha një studente, pjesë e grupit përfaqësues që u pritën paraditen e sotme nga presidenti Begaj.

Nëse ligji nuk anulohet ata paralajmëruan se në ditën e parë të vitit të ri akademik do të ketë kaos. Krahas takimeve e protestave kundër ligjit, ata folën për dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana tjetër, një një reagim zyrtar Begaj tha se siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Priti në një takim studentët e Mjekësisë, Begaj: Do të shqyrtojmë me seriozitet argumentet e paraqitura prej tyre

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas takimit me studentët e Mjekësisë. Kreu i shtetit thotë se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.

'Presidenti i Bajram Begaj, priti sot në një seancë dëgjimore një përfaqësi të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21/07/ 2023 dhe është aktualisht në fazën përmbyllëse pranë Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, konsideron se konsultat me palët e interesuara gjatë procesit legjislativ janë një instrument i çmuar për vendimmarrjen institucionale.

Në mbyllje të takimit, presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.'- shkruan Begaj.

Ora 12:51
Studenti pas takimit me presidentin Begaj: Nëse ligji nuk anulohet, bojkotojmë vitin e ri akademik

 

Studentët e Mjekësisë i shkuan sot në zyrë presidentit Bajram Begaj për ti kërkuar të mos dekretojë ligjin që i detyron ata të kryejnë deri në 5 vite punë para se të marrin diplomën.

“Nga kërkesa që ne i kemi bërë Presidentit, përgjigja ka qenë pozitive dhe ne e vlerësojmë mikpritjen e tij, duke qenë se ka munguar në të gjitha institucionet tjera pararendëse të ligjit, si në komisione dhe parlament ku nuk na kanë lejuar të bëhemi pjesë. Qasja e tij ishte pozitive, presidenti na dëgjoi bashkë me këshilltarët e tij, të gjitha problematikat dhe argumentet që janë dhënë me përpikëri, ligj më ligj dhe nen me nen, të cilat janë lexuar këtu. Gjithashtu edhe disa rekomandime që ne kemi dhënë për zgjidhjen e mëtejshme të situatës, e cila deklarohet se është emergjente është marrë parasysh, por që nuk kemi asgjë konkrete. Ne presim një përgjigje nga presidenti për mos dekretim, duke qenë se ai tha që çdo gjë do të bëhet bazuar në kushtetutë dhe bazuar në sugjerimet e dhëna nga ne”, u shpreh një student.

Sa i takon rekomandimeve dhe kërkesave, studentët thonë se do të vazhdojnë t'jua komunikojnë instancave ligjzbatuese deri sa të rishikohet ligji për studentët.

“Ne bëmë të njëjtat rekomandime siç kemi bërë në takimet e tjera dhe do të vazhdojmë të bëjmë takime të tjera, jo vetëm me Presidentin e Republikës së Shqipërisë por edhe me instanca të tjera dhe me zyrtarë. Ajo që ne kërkojmë është që të rishqyrtohet ky ligj dhe të shikohet një ligj tjetër bazuar në rekomandimet dhe konsultat me grupeve e interesit dhe sidomos me studentët e mjekësisë të cikët do të dalin në profesion dhe do të shërbejnë në Shqipëri me vullnetin lirë dhe jo me detyrim, pra kërkojmë nga autoritetet politika ftuese jo detyruese”, tha një studente.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/07/2023 00:34

    Te ishte Meta do t'ua kishte miratuar menjehere. Per /BOTI/ qe komenton me poshte e pyet nese vendoset jeta ne duart e nje mjeku te keqpaguar.Po zoteri,duhet t'a vendosesh jeten ne duart e nje mjeku te keqpaguar,sepse e ka DETYRE te te sherbeje.Po te ishte puna per nje mjek te paafte atehere po,jam dakord me ju,por ketu behet fjale per kushte e pagesa.Mjeku ben sallen,jo salla mjekun.Si mendoni se cfare rroge speciale,apo cfare kushtesh speciale kane mjeket qe dalin vullnetare dhe punojne ne bote ne zona super te varfera,ne zona me epidemi te renda,apo ne zona lufte?! Sa per literaturen moderne,sot e ke ne biblioteka,por dhe on-line,t'i blesh nuk eshte e detyrueshme,pastaj,ka plot kurse e seminare e konferenca qe nje mjek mund t'i ndjeke,pa llogaritur qe mund te shkembesh eksperience e te marresh info nga kolege direkt me Skype.

    Përgjigju
    • Hajdari: 26/07/2023 09:21

      Po flasim për mjek vullnetarë tani, jo këta që janë marr peng? Studentët e mjekësisë nuk janë vullnetarë. Pse një mjek duhet të rrijë ne internet, në Skype e applicatione te tjera e seminare konferenca kur është i marr peng në vendin e tij? Për të dhënë tru je i pari, por për të rritur taksat tënde të paguhen mirë mjekët dhe të kenë kushte të mira pune nuk flet aty. Pas 5 vjetësh do keni 0 aplikime për studentë ne mjekësi. Vetëm ata me mesatare 4.5 do aplikojnë.

  • Vetëm 5: 25/07/2023 17:42

    Çfarë është ky grusht studentësh që i bëni të takojnë presidentin? Pa mbështetje dhe protestë e ulët tregon Apati ndaj qeverisë. Ata do ikin.

    Përgjigju
  • Imami pa karrige: 25/07/2023 17:02

    Komentuesit u qajne hallin taksave por nuk u plas per miliona eurot e vjedhura nga afera e inceneratoreve te pandertuar ku akoma paguhen cdo dite 70.000 euro per ate te Tiranes, te pandertuar ndonjehere.

    Përgjigju
    • Politikani 'taksapagues' që ankohet për studentin: 25/07/2023 17:31

      Taksat ja u vjedhin politikanët, këta thonë na i vjedhin studentët që ikin. Të paktën politikanët rrinë për të vjedh përseri.

  • Xhoni: 25/07/2023 17:01

    Keni vajte te bega Ai i beri topin ushtris pilaf e fasule nga kastrati cdo fonde e cone te klinika e tij private nuk eshte per President Ai eshte Qeni Rames nuk ka per tu mbeshtetur Ne kete vend jo mjeket por edhe rojet do mbahen me kontrata kercenuse penalizuse pershendes patronazhist ne vecanti te parin Qe e lexon..shqiperi morem pushken per atedhe kot qe e morem Armiku jemi Ne

    Përgjigju
  • gasper: 25/07/2023 15:33

    Kerkesa e studenteve eshte e jashte ligjeshme sepse nuk jane ne shkolla private por mesojne nga buxheti i shtetit, sa per bojkotin e vitit nuk eshte problem sepse ka te tjere.

    Përgjigju
    • Kështu thatë dhe për fuqinë punëtore: 25/07/2023 16:03

      Nqs universiteti privat të paguan studimet, sipas teje duhet të të kthejë në skllavëri për 10vjet. Shteti po i hap rrugë rendit skllavopronar. T'a harroje. Jeni të pa shpresë. Ju ka ngel veç propaganda boshe. Nuk ju dëgjon më njeri. Të gjithë do ju ikin, dhe ju rrini në burgun e madh.

  • Nevojtatët: 25/07/2023 14:14

    Shumë mirë veprimi ishtetit.Ta bëjnë të deturueshëm për të gjithë Universitetet shtetërore.Të zgjuar këta tërinj të kultivuar,s.p.s lopës qumështin ja duan por po izmet nuk duan t'i bëjnë.Pra jan të parat në kërkesa dhe të fundit në sakrifica.Rektori,dekani,eàta që janë petagog të vërtet se aty ka dhe petagog mamaje,të forcojnë kërkesënsi në mësimdhënie dhe në vlerësime.Shtoj një kërkesë MA që të shtojë gjuhën shqipe dhr bukurshkrimin se pasqyron kulturë.

    Përgjigju
    • Boti: 25/07/2023 16:56

      Nje pyetje kam: E vendos dot jeten tende ne duart e nje kirurgu qe paguhet keq, mendohet nese mund te perballoje literature bashkekohore, nuk mund te ndjeke te rejat e shkences dhe e ka mendjen si do ta siguroje jetesen e femijeve te tij? Pres pergjigje te sinqerte, dhe mos u justifiko me korrupsionin. Zere se nuk ekziston dhe ti po e le veten si me siper te pyeta. Mendoj se fillimisht duhen permiresuar ndjeshem kushtet dhe duhet strategji kombetare 5 vjecare dhe investimet me te medha te jene ne shendetesi. Pastaj detyroji (jo aq gjate serish) sepse ke investuar. Por jo pa investuar gramin ti, te presesh te te falin jeten mjeket. Harroje mik, sepse mjeket jane elita, jo sherbetoret.

  • Mergimtari: 25/07/2023 13:58

    Studentet e universiteteve shteterore duhet te jene pjese e punesimit pas diplomimit.Per universitetet shteterore paguhet nga shqiptaret.Mjeket e ardhshem duhet ta ndjene detyrim per njerezit qe kane paguar per studimet e tyre.Eshte per te ardhur keq qe zona te tera nuk kane mjek.Per nje vizite mjeksore duhet te bej kilometra qe te vij ne qytet.Sa per kohen e "diktatures" eshte mire te mos flisni.Ne ate kohe planifikimi ju siguronte pune te gjithe te diplomuarve,ku ishte nevoja.Shume qendra rurale kishin jo qender shendetesore,per vizita e lindje por edhe spitale,te paisur me mjetet me te domosdoshme.Mjeket e asaj kohe,si te gjithe punonjesit i sherbenin me perkushtim,ku "Betimi Hipokratit" ishte real,e jo si sot kur behet betimi hipokritit per shqiptaret dhe "Betimi Hipokratit"ne shtetet ku shkoni. Qeveria ka plotesisht te drejte.

    Përgjigju
    • Jessi: 26/07/2023 01:27

      Edhe kokën e studentëve e kanë bërë taksat e shqiptarëve, jo prindërit. Studentët janë hajdutë, jo viktima që jo vetëm i vjedhin por së fundmi po i internojnë e burgosin. Kurse politikanë si Pjetëri nuk lejojnë viktimat të ikin por mbrojnë Shqipërinë e politikanëve e turistëve të huaj, se s'ka më Shqipëri të shqiptarëve.

    • Pjeter: 25/07/2023 19:20

      Edhe diplloma Boti edhe diplloma, eshte frut i taksave te shqiptareve!! Sa per motivimin nuk me intereson shume, me mjafton te ndjekesh pritokollet e po nuk i ndoqe, mban ergjegjesi, ose ndryshe ndrysho zanat!! Dikush thekson se taksat i vjedhin politikanet!! E atehere??!! Me qe vjedhin ata, justifikon edhe te tjeret qe tia lerojne ketij vendi??!!

    • Boti: 25/07/2023 17:02

      Pra, me pak fjale juve ju intereson qe te mbani mjeket ketu per 5 vjet te pamotivuar fare me idene qe do ike, te praktikoje mjekesi defensive dhe ne fund ti mendon se fitove? Pse nuk flet per kontrollin baze shendetesor, qe eshte nje deshtim? Po kur mjeket ankohen se skane kushte ku te presin pacientet, pse nuk flet ti se fundja te prek direkt si pacient? Mjeku ka duart dhe mendjen, ato jane prona e tij dhe do i perdore si ta mendoje. Taksat e tua jane infrastruktura qe ngrihet perreth figures se mjekut per ta mbeshtetur ne pune dhe jo diploma e tij

  • Ida: 25/07/2023 13:26

    Shkoni studioni ne Gjermani.

    Përgjigju
    • e drejta: 26/07/2023 09:38

      TAMAM...

    • Do shkojmë: 25/07/2023 16:04

      Aty dhe do punojmë

  • Cubel breca: 25/07/2023 13:19

    Po nuk jeni dakort me ligjin shkoni e studioni tek privati dhe pastaj shkoni ku te deshironi. Eshte absurde qe nje student shtetit ne fakt taksapagusve shqiptare shkon mbi 10 mije euro ne vit dhe vjen dita mbafon studimet na thua ciao. Eshte paradoksale.

    Përgjigju
  • Pjeter: 25/07/2023 13:11

    Nuk mund te pretendoni qe shqiptaret te paguajn taksa per te mbajt ne kembe nje universitet si ai i mjekesise, dhe te mos kene mjek per tu kuruar, sepse me sa shohim, qellimi eshte tia mbathin me njehere.Per mua keta studente duhet te protestojne qe shqiptaret nepermjet qeverrive te investojne ne shendetesine publike, te rrisin rrogat dhe sherbimet, jo qiqra ne hell!!. Ramen mund ta urreni, neqeshni apo ta doni, pjeses me te madhe te shqiptareve nuk i intereson fare, ne kete rast pjesa me e madhe e shqiptareve nuk e lidhin si vullnet te Rames por sepse eshte ligj i mire, qe te mbaje sa do pak me shpirt shendetesine publike, pretendimet e studenteve cenojne shendetin publik dhe kjo nuk mund te pranohet.

    Përgjigju
  • Po ju mashtrojnë: 25/07/2023 10:12

    Çojeni ku të doni. Ai muhabet ka marrë fund. Ata janë bashkë pozitë opozitë, president gjykata kushtetuese. Ose pranoni çfarë u kërkon sistemi, ose ikni në Gjermani filloni punë dhe më pas studimet me eurot e gjermanit. Kërkoni të rriten taksat për këta taksapagues që mbështesin ligjin.

    Përgjigju
    • Riku: 25/07/2023 15:47

      Nje vit shteti Nuk paguan

    • Andi: 25/07/2023 14:35

      Dhe diplomat i ke te gjitha digjitale. Thjeshtë e shkarkon kur ta nxjerr e-albania. Mirë ja bëjnë, aty ti mbajnë

    • Andi: 25/07/2023 14:34

      Gjatë atij viti paguhesh o kaqol, edhe po ste gjeti punë. Kshuqe le të bëjë një punë të dytë, plus rrogën fikse

    • Kontrata: 25/07/2023 10:35

      Në kontratë thuhet që nqs shteti nuk të gjen punë brenda 1 viti mund t'a merrni diplomën e të ikni pas një viti. Por ku është e futmja ketu. Një vit do ju mbajnë pa kontratë pa punë dhe do ju detyrojnë të punoni kamarierë e sanitare në hotelet e restorantet e bizneseve të tyre dhe sapo të bëhet viti do ju ofrojnë kontratën 5 vjet punë ku e do partia. Në fund i bie të punoni 6 vjet. Plus që kur të mbaroni kontratën do duhet 2 vjet me ju gjet diplomën ku ka humb.

  • 5 vjet nga jeta juaj: 25/07/2023 09:56

    Nuk janë hiç asgjë për liderin suprem. Bëni si thotë ai se do ja u bëjë 50 vjet. Kur nuk i bie dot gomarit do i bjerë samarit lideri, dhe ju jeni samari. Gomari është korupsioni i mbuluar me propagandë nga qeveria e tij. Opozita e Salikes dhe Alibashës kanë rënë dakord me Edmirin e Al-banistanit. Presidenti është kot. Ma mirë ikni sa s'është vonë.

    Përgjigju
    • Kasta: 26/07/2023 17:11

      Çfarë shtresë e ulët. Ata po ikin. Nuk dun mjek. Shtresa e lartë do shtresën e ulët prandaj do mjekët me zor për turizmin e pleqve europian

    • Tahir tarfyci: 26/07/2023 09:10

      Ketu nuk eshte halli as i Rames as i sales,ketu eshte halli i shtreses se ulet ata kan nevoj per sherbim mjeksor,kurse ata me lart dhe kupola pas tyre shkojn e marin sherbim ne hene. Por po iken keta ty edhe mua kush do na sherbej kur te kemi nevoj,sec eshte e drejta ne qe komentojm detyrimisht jetojm ketu ne albanistan.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë