TIRANE - Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill i bëri thirrje politikës shqiptare të lërë zemërimin për vendimin e BE për negociatat, dhe të fillojë punën për plotësimin e kushteve.
Diplomati amerikan, cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.
“Sa i përket negociatave ka njëfarë zhgënjimi por kjo gjë nuk të çon përpara. Duhet të mbledhim veten dhe të ecim para me realizimin e reformave. Duhet të lihet zemerata dhe të fillohet puna. Nuk po ju kërkohet të realizoni asgjë që nuk ju vlen juve”, tha Hill.
Ish-ambasadori amerikan foli edhe për situatën në Ballkan, mini-shengin ballkanik, dhe ndikimin rus në këtë rajon.
“Sa i përket mini-shengenit ballkanik, unë do të doja të shihja marrëveshje që rrisin lëvizshmërinë, nuk do të doja të shihja një marrëveshje që rritë lëvizshmërinë por ndalon marrëveshje më të gjera dhe më të mëdha. Ndërsa për ndikimin rus në këtë Ballkan, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, kam disa shqetësime për atë qe po ndodh në Ballkan për këtë pikëpamje, por nuk kam shqetësime për atë qe do te jetë e ardhmja. Ballkani do të jetë i integruar në BE dhe NATO.”, u shpreh diplomati amerikan.
Qëllimi i këtij samiti që do të zgjasë deri më datë 27 të këtij muaji, është paqja dhe siguria në rajon. Ky samit organizohet nga Federata e Paqes Universale, dhe do të marrin pjesë një numër i shumtë i ambasadorëve të paqes dhe personalitete nga e gjithë bota.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor 2024, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor 2024, 13:05
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor 2024, 10:12
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor 2024, 21:37
-
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE, ambasadori Gonzato: Partitë ta konsiderojnë Integrimin prioritet kombëtar strategjik!
15 Tetor 2024, 12:27
-
Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill: Kërkojmë që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
11 Shtator 2024, 17:21
-
'Brenda 72 orëve' Vuçiç paralajmëron kërkesa të Serbisë lidhur me 'sulmet ndaj serbëve në Kosovë' pas takimit me Lajçak e ambasadorin amerikan
10 Shtator 2024, 14:26
-
Hill: Dialogu Prishtinë-Beograd, duhet përpjekje e vërtetë për progres
29 Qershor 2024, 12:10
-
Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
13 Qershor 2024, 20:25
-
SHBA: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi
7 Qershor 2024, 07:53
-
Osmani i kundërpërgjigjet Hillit: Vetëm Rusia është më larg NATO-s sesa Serbia
20 Mars 2024, 12:58
-
Heqja e dinarit serb në Kosovë, Gabriel Escobar: Çështja të zgjidhet përmes dialogut me BE
13 Shkurt 2024, 16:58