I Ngarkuari i Kosovës me Punë në Tiranë, Ramiz Lladrovci, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, sqaron ndjeshmërinë e qytetarëve, por edhe të shtetit të tij, për vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Sipas diplomatit kosovar, Vuçiç zhgënjeu që nuk kërkoi falje nga Tirana për krimet e luftës në Kosovë, teksa shton se kryeministri serb, ndihet inferior ndaj atij shqiptar, për shkak të së shkuarës së tij.
Lladrovci shpjegon se është e nevojshme një qasje më kujdesshme në politikat shtetërore për tu dhënë përparësi produkteve shqiptare.
Diplomati hedh idenë se të dy qeveritë duhet të vendosin barriera për ato produkte të huaja, me të cilat tregu shqiptar dhe ai kosovar, mund të ngopet me prodhimet vendase.
Sipas tij në këtë drejtim nuk bëhet sa duhet, që patatet e Kosovës të shiten në Gjirokastër, dhe agrumet e Jonit, të shiten në Mitrovicë.
/Shqiptarja.com