TIRANE- Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp, ka bërë me dije se 24 oficerë të rinj shqiptarë janë diplomuar pasi përfunduan me sukses programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së Neë Jersey në SHBA.

Me rastin e diplomimit të u organizua dhe një ceremoni ku të pranishëm ishin , përveçëse familjarëve të të diplomurëve, zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu dhe komandanti i Gardës së Neë Jersey, Michael Cunniff.

“Disa muaj më parë, kur ju u larguat për studime në programin pilot të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, ju ka thënë dy gjëra të rëndësishme: E para, ju dha besimin se do të keni të gjithë mbështetjen e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm dhe, për këtë po ju siguroj edhe njëherë, që kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme nga ana jonë. Së dyti, ju dha një këshillë që pritshmëria jonë ndaj jush është vërtetë e lartë, ndaj bëni gjithçka që duhet, që ne të gjithë të ndihemi krenar me ju. Sot, me të vërtetë që ne të gjithë ndihemi krenar që ju përfunduat me sukses këtë program.”- deklaroi me këtë rast, gjatë ceremonisë, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Hila.

Ndërsa Ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu gjatë fjalës së tij tha se ky trajnim ishte në kuadër të iniciativave të para të ndërrmara nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Arviziu theksoi dhe se të gjithë këta oficerë duhet të jenë shembuj të përpjekjeve modernizuese dhe të suksesshme të Shqipërisë. Gjithashtu, këta oficerë, sipas Ambasadorit amerikan do të shërbejnë si provë që Ministria e Mbrojtjes dhe FA janë thellësisht të përkushtuar në sigurimin e një trajnimi me orientim amerikan dhe perëndimor.

Ndërsa, në përfundim të kësaj ceremonie, nëntogerja Anita Gruda i dorëzoi zëvendësministrit të Mbrojtjes Dritan Hila flamurin e grupit “Black Eagle 001”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)