Disa këshilla si mund ta luftojmë
pagjumësinë natën vonë

Disa këshilla si mund ta luftojmë<br />pagjumësinë natën vonë<br>
E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës, jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.
Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

Nëse keni probleme me gjumin, disa metoda të thjeshta relaksimi mund t’ju ndihmojnë për të hequr qafe pagjumësinë. Në shumicën e rasteve mjaftojnë metodat natyrore dhe ilaçet duhet të merren vetëm në raste ekstreme
Meditoni
Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi.

Lehtëso ankthin
Në disa raste pagjumësia vjen nga shqetësimet. Truri juaj po punon me shpejtësi, duke menduar për llogarinë bankare apo për një takim të rëndësishëm nesër apo për fëmijën tuaj në telashe me shkollën. Njerëzit vazhdimisht kanë probleme kur vjen puna për të “qetësuar mendjen” gjatë natës. Duhet ta stërvitësh mendjen për të menduar për këto gjëra në kohë më të përshtatshme gjatë ditës.

Bëj një orar çdo ditë, mes punës dhe darkës për të mbajtur shënim mbi atë që të shqetëson e si janë punët. Shpesh është kaq e thjeshtë. “Ti e fle mendjen duke thënë ‘mendova për këtë punë sot dhe nuk kam asnjë zgjidhje për momentin”, thotë Olson.

Duke i dokumentuar sistematikisht shqetësimet gjatë ditës, do të kesh më pak gjasa të fiksohesh mbi to gjatë natës.

Natyrisht, vendosja në raft e shqetësimeve të tua është e mirë, por është shpesh çështje vesi që krijohet gjatë ditës, gjatë orëve kur supozohet se duhet të jesh i vëmendshëm dhe i kthjellët. Edhe nëse je në orën 4 të mëngjesit dhe nuk të lënë mendimet të flesh, atëherë çohu, hidhi mendimet mbi shqetësimet në një copë letër, merr frymë thellë disa herë ose mendo diçka të bukur.

Një ankth tjetër që na zë në orët e natës të pagjumë është pikërisht rritja e vetëdijes për faktin se nuk po fle gjumë, ndërkohë që duhet të flesh. Stresi dhe lodhja – emocione që jo gjithmonë sjellin relaks – përshkallëzohen ndërsa ti përpiqesh të flesh dhe je i përqendruar te mendimi se pas pak orësh duhet të jesh gati për punë. Sugjerimi i ekspertëve është që duhet të heqësh nga mendja idenë se të kanë mbetur pak orë për gjumë. Mos e shih orën, ktheje atë nga krahu tjetër.

Futeni kokën në ujë të ftohtë
Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë.
Ushtrimi 4-7-8
Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.
- Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
- Merrni frymë me hundë për katër sekonda
- Mbajeni frymën për shtatë sekonda
- Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin. 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje