Disa netë me gjumë të keq mund
të dëmtojnë seriozisht trurin tonë

Disa netë me gjumë të keq mund<br />të dëmtojnë seriozisht trurin tonë<br>
Falë kthimit të akrepave një orë pas, shumë prej nesh kanë mundësi që të bëjnë edhe një sy gjumë më shumë.

Dhe kjo nuk është gjë e keqe, sepse ndonjëherë duket sikur edhe gjumin e kemi të programuar. Shumë studime kanë treguar se zvogëlimi i orëve të gjumit, qëllimisht apo jo, mund të ketë një ndikim serioz në trupin tonë.

Disa net me gjumë të keq mund të luajnë rol vërtet të rëndësishëm me kontrollin e sheqerit në gjak dhe të na inkurajojnë që të hamë më ushqim pa fund. Madje, madje mund të ndikojë edhe me ADN-në tonë.

Marrja e një ore më pak gjumë në natë ndikon në veprimtarinë e një game të gjerë gjenesh, duke përfshirë edhe disa që janë të lidhura me diabetin.

Pra, efektet negative në trupin tonë nga mungesa e  gjumit janë të qarta. Por çfarë efekti ka mungesa e gjumit në shëndetin tonë mendor?

Daniel Freeman, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Oksfordit mendon se një nga arsyet pse privimi i gjumit është aq i keq për trurin tonë është sepse inkurajon mendimet negative në mënyrë të përsëritur.

"Ne kemi më shumë mendime negative kur jemi të privuar nga gjumi dhe kjo na bën të mbërthehemi në to," tha ai.

Sigurisht kjo nuk do të thotë se disa net ku ndoshta nuk kemi fjetur mirë do të na sëmyrë mendërisht, por kjo do të thotë se rritet rreziku.

Ana pozitive e këtij hulumtimi nënkupton që të ndihmosh njerëzit të bëjnë një gjumë të mirë natën do të ndihmojë në përmirësimin e ndjenjës së mirëqenies.

Norbert Schëarz, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, madje tha: Të bësh më shumë se 60.000 dollarë të ardhura vjetore ka më pak ndikim në lumturinë tuaj të përditshme sesa të bësh një gjumë të mirë natën".

Pra, sigurohuni të flini mirë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë