
Ish-kryeministri Sali Berisha me një postim në Facebook ka shprehur mbështetjen ndaj protestës së disa pedagogëve në kryeqytet dhe rrethe në ditën e nisjes së vitit të ri akademik, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
“Sukses i plotë i grevës së përgjithshme të Universiteteve të vendit! Nderim për pedagoget, punonjësit dhe studentët e Universiteteve, që me thirrjen e sindikatave të tyre i dhanë përgjigjen më të merituar cinizmi, arrogancës dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverise së tij hajdute!” , shkruan Berisha në Facebook.
Lajmi kryesor:
Opozita mbështet protestën e pedagogëve! Berisha: Vendimi i tyre parandalon shuarjen e universiteteve! Meta: Po i japin leksion shoqërisë si rivendoset dinjiteti në punë











