Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Groenlandë

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen e Groenlandës. Lajmi u publikua duke u mbështetur në një kopje të projektligjit që tanimë u është dërguar disa ligjvënësve.

Projektligji quhet “Ta Bëjmë Groenlandën të Madhërishme Sërish”, njoftuan zyrat e ligjvënësve republikanë Andy Ogles, i cili po udhëheq përpjekjet për projektligjin dhe Diana Harshbarger. Faqja e internetit e rrjetit Fox Neës njoftoi të hënën në mëngjes mbi një kopje të projektligjit që ka 10 përkrahës të tjerë.

Pse është e rëndësishme

Presidenti i zgjedhur Trump thotë se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë. Republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Pikat kyçe

Projektligji, nëse miratohet, do të lejojë presidentin të fillojë negociatat me Danimarkën më 20 janar, kur zoti Trump merr detyrën.

“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar, për të kërkuar fillimin e negociatave me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë projektligj.

“Jo më vonë se 5 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t'u dërgojë komisioneve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, shton ai.

Konteksti

Danimarka ka kontrollin e Groenlandës prej disa shekujsh, fillimisht si koloni dhe aktualisht si territor gjysmë sovran. Ishulli i nënshtrohet kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e tij ligjor do të kërkonte një ndryshim kushtetues.

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve

Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve