Ndonëse kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk e njohu verdiktin e dibranëve, duke i akuzuar këta të fundit si të shitur, të blerë dhe pa dinjitet, Partia Demokratike do të bëjë një analizë të disfatës dramatike në zgjedhjet e 11 Shtatorit. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se, analiza do të nisë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ, ndërsa priten edhe “prerje kokash”. Analiza do të fokusohet në dy drejtime: Ndikimin e blerjes së votave të pretenduara në rezultatin përfundimtar si dhe tek përgjegjësia individuale për humbjen e thellë, tashmë për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i nxjerrjes së përgjegjësive sipas hierarkisë pritet të reflektohet në një raport, i cili do të diskutohet në organet e larta të Partisë Demokratike. Objekt i “kosës” së Lulzim Bashës do të jenë fillimisht strukturat e degës së Partisë Demokratike Dibër, por ndëshkimi mund të shtrihet deri tek disa protagonistë të fushatës së Shrefedin Shehut, të cilët mund të mos kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Fillimisht pritet të ketë një shkrirje dhe rithemelim të degës së PD në Dibër. Kryetari i degës së PD Dibër, Rahim Kaleci është shkarkuar prej kohësh nga detyra, ndërsa në krye të strukturave për periudhën tranzitore janë Naim Gazidede, ish-kryetari i Qarkut Dibër, vëllai i Bashkim Gazidedes si dhe Ilir Krosi, ish-kryetari i Bashkisë Dibër.
Humbësit e mëdhenjPërpos Kreshnik Spahiut, i cili la gjurmë vetëm në humbjen e tretë, të tjerët janë protagonistë i dy humbjeve të tjera në të gjithë Shqipërinë, në zgjedhjet e 2013 dhe zgjedhjet lokale të 2017. Gjatë fushatës së shkurtër për Dibrën, humbësit e mëdhenj të Partisë Demokratike pushtuan ekranet dhe rrjetet sociale për të rënë në sy të kryetarit, por pas numërimit të kutive të fundit, u fshehën. Po kujt ia besoi Lulzim Basha fushatën për Bashkinë e Dibrës? Lista nis me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar i PD, drejtues i fushatës për Bashkinë e Dibrës. Paloka ishte drejtues i fushatës edhe në zgjedhjet e 2015, për Bashkinë e Tiranës. Gent Strazimirin, i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, ishte gjithashtu pjesë e Shtabit Elektoral të Sherefedin Shehut. Pjesë e ekipit drejtues ishin edhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD dhe Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike. Të lartpërmendurit kanë përgjegjësinë e tyre politike në humbjen e Sherefedin Shehut, por pesha kryesore sigurisht që bie mbi Lulzim Bashën, i cili i shpalli zgjedhjet një sfidë personale kundër Edi Ramës, nga ku do të niste edhe ndryshimi i madh.
Humbësit e tjerëDeputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka bërë fushatë derë më derë në fshatrat dhe lagjet e Bashkisë së Dibrës, për të maksimalizuar votat për Sherefedin Shehun. Protagonist i kësaj fushate ishte edhe deputeti Flamur Noka, i cili sipas mazhorancës u përfshi edhe në një incident me armë. Dy ish-ministrat kanë kontributin e tyre në disfatën e Dibrës. Edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahi, i ktheu zgjedhjet në Dibër në sfidë kundër shumicës në pushtet. Pjesë e mozaikut të humbjes u bënë edhe Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Gerti Bogdani, Lefter Maliqi, Aldo Bumçi etj. Po ashtu, një rreth ish-drejtorësh të Partisë Demokratike zbarkuan në Dibër për të maksimalizuar rezultatin.
![humbesit ne pd tabelat](http://www.shqiptarja.com/foto/248388.jpg)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.2%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 1119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29
-
Himara drejt zgjedhjeve, KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit të enjten, pas vakancës Begaj shpall zgjedhjet
2 Korrik, 12:16