KINE - Dy dokumentarë “Fairytale” dhe “One Recluse” të artistit disident kinez Ai Weiwei, do të vlerësohen nga një juri e specializuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam, që do të zhvillohet nga data 23 janar deri në 3 shkurt.

Njoftimi është bërë i ditur përmes faqes së Internetit të Festivalit të Filmit në pamundësi të artistit të jetë i pranishëm pasi ai ndodhet nën akuzat për evazion fiskal dhe nuk ka të drejtën për të udhëtuar jashtë vendit.

Më 2011, ai u mbajt i burgosur për afro tre muaj pasi kritikoi hapur qeverinë kineze për korrupsion dhe demokraci.

Në filmin e parë dokumentar “Fairytale” artisti ka ftuar 1001 qytetarë kinezë të kulturave dhe moshave të ndryshme, që të përjetojnë përrallën e tyre për 28 ditë në qytetin Kassel të Gjermanisë.

Ndërsa tek dokumentari tjetër “One Recluse” disidenti ka ndjekur gjyqin ndaj një njeriu të dyshuar për vrasjen e gjashtë policëve. Artistit nuk i intereson nëse ai është autori i këtij krimi por realiteti i një sistemi gjyqësor të kontrolluar nga qeveria.

Në tetor të 2011-s disidenti u shpall nga revista britanike “Art Revieë” si artisti më i fuqishëm në fushën e artit modern.

Përmes veprave të shumta bashkëkohore artisti kinez mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Kinë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)