Disiplina dënon Milen dhe Kastriotin

Ekipi i Kastriotit është bërë ‘kokë turku’ këtë javë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi është dënuar trajneri Mile dhe klubi.

Trajneri beratas është dënuar me 20.000 lekë gjobë nga Disiplina, pasi në përfundim të ndeshjes me Partizanin nuk ka pranuar të dalë në konferencë për shtyp.

Ndërsa klubi është dënuar me 50.000 lekë gjobë, pasi ndeshjen me të kuqtë e kanë nisur me disa minuta vonesë.

Nuk i ka shpëtuar vëmendjes së delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes Flamurtari – Vllaznia 3-1 sjellja e gabuar e tifozëve vlonjatë, për të cilën Flamurtari dënohet më 50 000 Lekë gjobë.
 

Tirane me 27/11/2013

PROCESVERBALI I PLOTE

I mbajtur sot me date 27 Nentor 2013, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar ne nenin 75 e vijues te KDS,
VENDOSI:

KF “Flamurtari” per sjellje te gabuar te spektatoreve te tij denohet me 50.000 leke gjobe  bazuar ne nenin 66.1 te KDS .

Trainieri i KF “Kastrioti” Kristaq Mile, per mos respektim te rregullave te vendosur anga FSHF per pjesemarrje te detyrueshme ne konferencen per shtyp, ne baze te neneve 65 e 75 te KDS, denohet me 20.000 leke gjobe.

KF “Kastrioti” per vonese ne fillimin e lojes, ne te dyja pjeset, ne baze te nenit 114 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te Kat. Superiore e te Pare, denohet me 50.000 leke gjobe.

Zv/Trainieri i KF “Himara” Shpetim Imeraj, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te nenit 56/1.a te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 20.000 leke gjobe.

Zyrtari i KF “Shenkolli” Armando Loka, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te nenit 56/1.a e 136 te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 10.000 leke gjobe.

Lojtari i KF “Kelcyra” Bruno Zoto per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.

Lojtari i KF “Tepelena” Denis Mema, per goditje te lojtarit kundershtar, ne baze te neneve 48/1.e denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Kelcyra” Ilir Dervishi, per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te nenit 49/2.a te KDS denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Kelcyra” per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes qe ka shkaktuar nderprerje te perkohshme te lojes, ne baze te nenit 66/3.b te KDS denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa pranine e spektatoreve. 

Ekipi i KF “ Pogradeci “ U-19 per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Laci “ U-19 denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS .

Lojtari i KF“Kuksi “ U-19 Enea Brasha  per goditje te lojtarit kundershtar, ne baze te neneve 48/1.e te KDS denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “ Bylis “ U-17 per mosmarrje masash organizative per zhvilimin e ndeshjes me KF ‘ Butrinti “ U-17 denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65 te KDS.

Ndeshja ndermjet KF “ Luftetari “ U-17 dhe SHS “ Albpetrol “ U-17 do te zhvillohet ne nje date tjeter te percaktuar nga Sektori i Garave te FSHF .

KS “ Flabina “ futsall per braktisje te ndeshjes me KS “ Edro Vlora “ futsall denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS .

KS “ Ali Demi “ futsall per mosmarrje masash organizative per zhvilimin e ndeshjes me KS‘ Flamurtari  “ futsall denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65 te KDS .

Shqyrtimi i kerkeses se Kf “ Laci” U-17 ne lidhje me ndeshjen Kf ” Laci” U-17 kunder Kf “ Kuksi “ U-17 do te shqyrtohet mbledhjen e ardhshme te komisionit te disiplines per verifikim te dokumentacionit te ndeshjes . 

 
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
Komisioni i Disiplines
 
_____________                               ______________                                   ____________
Eno Bushi                                           Arben Shkembi                                  Ilir Lame
Kryetar                                                     Anetar                                                Anetar

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti