Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënimet e radhës për incidentet në javën që lamë pas në Superligë.

Ekipet e radhës që janë dënuar nga Disiplina janë Tirana, Laçi dhe Flamurtari nga kategoria Superiore, teksa Vllaznia u paralajmërua.  

Kështu, Flamurtari për dështim në përmbushjen e përgjegjësive e detyrimeve  dhe mos marrje masash organizative dënohet me 50.000 lekë gjobë.

Ndërsa Tirana dhe Laçi për sjellje të gabuar të tifozerive  ndëshkohen me 50.000 lekë gjobë.

Vendimet e Disiplinës, dt 2 Prill 2014

KF “Vllaznia” , per sjellje jo sportive te tifozerise  se saj, paralajmerohet se ne rast perseritje  do te jete objekt i ndeshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplines Sportive bazuar ne nenin 13 te KDS.

KF “Tirana” dhe KF “Laci”,  per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre,  ndeshkohet secili me 50.000 leke gjobe bazuar ne nenet 66.1 dhe 66.2 te KDS.

KF “Flamurtari”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive e detyrimeve  dhe mos marrje masash organizative denohet me 50.000 leke gjobe bazuar ne nenin 65.1 te KDS.

KF “Korabi”,  per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektatore  ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66.3/a te KDS.

Lojtari KF “Pojani” Donald Emini, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.

Lojtari i KF “Pojani” , Arnold Ropi, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/b te KDS.

 Ekipet e KF “Bylis” U-19 dhe U-17 per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tomorri ” U-19 dhe U-17  humbasin  ndeshjet ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS.

Duke qene se keto dy ekipe braktisin ne menyre te perseritur ndeshjet e Kampionatit te Futbollit skualifikohen nga Kampionatet Sportive bazuar ne nenin 55.2 te KDS.

KF “Skampini” U-19 , per futjen ne ndeshje te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 ne favor te KS “Kastrioti” U-19, si dhe zbritjen e minus 3(tre) pikeve nga klasifikimi  bazuar ne nenin 54 te KDS.

KSSH “Veleciku” U-19,  per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante ne ndeshje me KF “Vllaznimi” U-19 , denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 , si dhe zbritjen e minus 3(tre) pikeve nga klasifikimi  bazuar ne nenin 54 te KDS.

KF “Burreli” U-17 , per futje te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante me KF “Vllaznimi” U-17,  denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 , si dhe zbritjen e minus 3(tre) pikeve nga klasifikimi  bazuar ne nenin 54 te KDS.

Komisioni i Displines pasi verifikoi se bashku me Sektorin e Garave ankimimin e KF “Vora” ne lidhje me ndeshjen KS”Korabi “ - KS “Vora”,  date 16.03.2014, vendosi:  KS”Korabi”, per aktivizim te lojtarit Gazmir Shahu, qe nuk kishte te drejte te luante humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 , si dhe zbritjen e minus 3(tre) pikeve nga klasifikimi  bazuar ne nenin 54 te KDS.

Mospranimin e kerkeses se KF “Flamurtari “ si te pabazuar ne rregulloren e FSHF. 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.


d.b/shqiptarja.com