Komisioni I Disiplinës në FSHF ka vepruar me dorë të hekurt ndaj gjesteve antisportive të ndodhura gjatë javës së 21-të të Superligës kryesisht në ndeshjen Flamurtari-Tirana ku pati edhe goditje me grushta.
Në këtë mënyrë Disiplina ka pezulluar dy futbollistët e vlonjatëve Bruno Telushi dhe Lejdi Licaj të cilët kanë goditur mbrojtësin Kalari të Tiranës.
Telushi për goditje me grusht të kundërshtarit është dënuar me 6 ndeshje pezullim ndërsa Licaj me 2 ndeshje.Për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes janë pezulluar me nga 8 ndeshje edhe zyrtarët e Flamurtarit Ardi Behari dhe Luan Birce.
Disiplina do të marrë një vendim pas analizës së hollësishme për të dënuar ose jo mbrojtësin Erjon Dushku të Flamurtarit.Kërkesa e Tiranës për anullimin e rezultatit të ndeshjes është hedhur poshtë nga Disiplina.
Dënimeve të Disiplinës nuk I ka shpëtuar as Bylisi fusha e së cilit është dënuar me një ndeshje pa tifozë ndërsa Presidenti I Bylisit Besnik Kapllanaj për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 8 ndeshje.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com