Janë publikuar vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë Federata Shqiptare e Futbollit për javën që lamë pas në kampionatin shqiptar.

Sipas njoftimit, Flamurtari, Tirana dhe Vllaznia janë dënuar me gjoba për shkak të sjelles së gabuar të tifozëve. Veç gjobës, Flamurtari do të luajë dy ndeshjet e radhës pa praninë e tifozëve. Dënime edhe për dy zyrtarët e Teutës dhe Flamurtarit.

Në vendimet e Disiplinës bie në sy dënimi në masë për Vllazninë U-17 të vajzave. Presidenti i klubit, Lazer Matija, është dënuar me dhjetë ndeshje pezullim për shkak të kërcënimit të zyrtarëve të ndeshjes. Ndërkohë, shtatë futbolliste të Vllaznisë U-17 janë dënuar me nga pesë ndeshje pezullim për shkak të sjelljes së dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Konkretisht të pezulluara me pesë ndeshje janë: Ambra Reshiti, Jysila Kolekaj, Desara Lorja, Ercin Ileri, Besarta Guri, Franceska Hila dhe Keida Hasaj.

Vendimet e plota:

1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar si dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

2. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

3. Zyrtari i KF Teuta, Mark Dodaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.      

4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 

5. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 

6. KF Iliria, për sjellje të gabuar të zyrtarëve të lejuar në tribunën e stadiumit, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. 

7. Zyrtari i KF Vllaznia Vajza, Lazer Matija, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. 

8. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ambra Reshiti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.  

9. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Jysila Kolekaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

10. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Desara Lorja, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

11. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ecrin Ileri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

12. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Besarta Guri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

13. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Franceska Hila, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

14. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Keida Hasaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

15. Multisport 21 Tirana U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

16. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, kunder Tirana King U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS