Disiplina/ Gjoba milionshe, pezullohet zyrtari i Lushnjës! FSHF njeh borxhin ndaj Bledar Devollit

Disiplina/ Gjoba milionshe, pezullohet zyrtari i Lushnjës! FSHF njeh borxhin ndaj Bledar Devollit

Bledar Devolli

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit të futbollit shqiptar. KF Iliria është dënuar me 300 mijë lekë (të rinj) gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Nga ana tjetër, zyrtari i Lushnjës Klaudian Dervishi pezullohet me tre ndeshje për shkak se ka provokuar tifozët. Disiplina dhe Etika kanë njohur ankesën e trajnerit Bledar Devolli, i cili ende nuk ka marrë pagesat nga ish klubi i tij, Luzi i Vogël. KDE i jep afat 30 ditë klubit të Luzit për të shlyer ish-trajnerin.

Vendimet e plota:

  1. FK Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe duke ofenduar tifozerinë kundërshtare me thirrje fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  2. Zyrtari i KF Lushnja, Klaudian Dërvishi për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i Albpetrol, Orges Çuko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i FK Pogradeci U-19, Flavio Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Shkodra, Aurelio Ujka,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Shkëndija Tiranë, Dervish Meta, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF Lushnja U-15, Besmir Shurdhi, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Bledar Devolli. Klubi i Futbollit Luzi i Vogël 2008, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 08.01.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  9. S Pepa U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. KF Tirana U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-17, kundër KF Teuta U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Rrëzimin e kërkesës së Tirana Young Stars si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb