Komisioni i Disiplinës së FSHF për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura. Lojtari Kuksit, Elvis Koci për ofendim dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim.
Apolonia për mospërmbushje të përgjegjësive të sigurisë në ndeshjen me Vllazninë dënohet me 300.000 lekë gjobë. Sipas anëtarëve të Komisionit të Disiplinës kushtet nuk kanë qenë të mjafueshme për zhvillimin e një ndeshjeje normale në stadiumin ‘Loni Papuciu’ duke e gjobitur ekipin fierak.
Turbina për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë. Lojtari i Vlorës U-19 Santiago Dalipaj per goditje të lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim. Lojtari i Luzit 2008 U-15 Alben Beu per goditje te lojtarit kundershtar denohet me 5 ndeshje pezullim. Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të apelueshme nga ekipet dhe futbollistët.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com