Disiplina: Laçi dhe Skënderbeu një
ndeshje pa tifozë, dënohet dhe Canaj

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të futbollit vazhdon që të veprojë me dorë të hekurt ndaj fenomenit të dhunës që ushtrohet në fushat e futbollit shqiptar nga java në javë, por deri tani nuk ka marrë ndonjë nismë për parandalimin e saj. Ajo që bie në sy nga njëri vendim në tjetrin është numri i lartë i personave të dënuar.

Dënimet janë alarmante, madje edhe tek të rinjtë duke premtuar një të ardhme të rrezikshme. Në vendimet e radhës janë dënuar Skënderbeu, Vllaznia, Laçi nga ekipet e Superligës, por edhe Grima me Canajn duke e kthyer Vllazninë në ‘kokë turku’. Skënderbeu dhe Laci për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohen me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatorë.

Zyrtarët e Vllaznisë Armir Grima dhe Agim Canaj për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohen me 2 ndeshje pezullim. Lojtari i Luftëtarit Artjon Këndella për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim. Masazhatori i Tomorit  Jorgaq Morava për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim.

Lojtari i Përmetit Emilian Mihali për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. Lojtari i Këlcyrës Entilion Kamberaj dhe lojtari i Memaliajt Adelaid Caushi për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohen secili me nga 1 ndeshje pezullim. Lojtari  Erzenit Laert Bejko dhe lojtari i Shenkollit Armando Ceka për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar dënohen secili me nga 5 ndeshje pezullim.

Zyrtari i Erzenit Altin Keci për sulm dhe dhunë ndaj lojtarit kundërshtar dhe nxitje të akteve të dhunës dënohet me 48 muaj pezullim nga aktiviteti bazuar në nenet. Erzeni për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë. Pas vendimit të Disiplinës kanë reaguar edhe drejtuesit e Vllaznisë duke e cilësuar si të papranueshëm vendimin. Dënimet për shkak të trazirave që u krijuan në ndeshjen me Bylisin, ku Vllaznia pretendonte më shumë se një barazim, por fitorja iu mohua nga gjyqtari sipas shkodranëve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq