TIRANË- Diskutimi nen për nen i pr/ligjit "Për disiplinën në Forcat e Armatosura" u shoqërua sot me debate në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve.
Deputeti socialist, Pandeli Majko, propozoi që ushtarakët e Forcave të Armatosura të kenë të drejtë të kundërshtojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve. "Duhet të përcaktohet e drejta e ushtarakut të kundërshtojë urdhrat e paligjshëm. I kërkojmë ushtarakut të mos nxjerrë as fotografi në Facebook, por duhet t'i japim të drejtën të kundërshtojë urdhrat e paligjshëm", u shpreh deputeti Majko.
Por, sipas deputetit të LSI-së, Spartak Braho, e drejta e ushtarakut që të kundërshtojë urdhrat e eprorit do të cënonte disiplinën ushtarake.
Deputeti socialist, Bashkim Fino, kundërshtoi futjen në ligj të 50 pikave ku përfshihen shkeljet e ushtarakëve. "Nëse do të dalë që duhen ndryshuar shkeljet ose duhet t'i shtosh, ose duhet ndryshuar ligji, ndërkohë që kjo bëhet me urdhër të Shefit të Shtabit", u shpreh ai. /ATSH/
/Shqiptarja.com