TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF pas ndeshjeve të para të futbollit shqiptar dhe edhe ndëshkimet e para për shkelësit e rregullave. Lojtari i Vllaznisë, Alis Boci për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit dënohet me 4 ndeshje pezullim. Vllaznia për mospërmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësisë për organizimin e një ndeshje futbolli dënohet me 50.000 lekë gjobë.

Partizani, Lushnja dhe Elbasani paralajmërohen se në rast përsëritje të incidenteve të sjelljeve të gabuara të spektatorëve do të dënohen me masa më të rënda. Ded Ndreca i Mamurrasit për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 18  muaj pezullim. Klaudio Rexhepi për ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes dënohet me 4 ndeshje. Mario Muxhaj për goditje me grusht ndaj kundërshtarit dënohet me 5 ndeshje.

Herget Gjondeda për goditje ndaj kundërshtarit dënohet me 5 ndeshje pezullim. Himara për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadium. Nedjat Drazhani për goditje ndaj kundërshtarit dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48.1/e të KDS.

Ne lidhje me ndeshjen Kamza – Luftëtari Kategoria e parë Komisioni i Disiplinës do të vendose mbledhjen e radhës pasi te shqyrtohet i gjithë dokumentacioni.  Ndërsa kreu i bashkisë së ekipit të Kamzës pas veprimit për të mos lejuar ekipin të luajë në stadium ka marrë edhe një tjetër vendim për të hapur një kanal të madh në mesin e fushës duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)