Diskriminohen në shkolla
rekomandime për romët e invalidët

Diskriminohen në shkolla<br />rekomandime për romët e invalidët
TIRANE - Fëmijët romë, egjiptianë si dhe ata me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi në shkollat e vendit. Konstatimet vijnë nga komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi e cila u ka dërguar një rekomandim të gjitha drejtorive arsimore të rretheve që  të zbatojnë masat  që përcakton ligji për këto kategori, si rregjistrimin e të gjithë këtyre fëmijëve në sistemin arsimor, sigurimin me tekste shkollore si dhe për fëmijët e ngujuar vënien në dispozicion të mësuesve nëpër qendrat e posaçme.

"Zbatimin me efikasitet nga ana e këtyre drejtorive të udhëzimit të arsimit për regjistrimin në shkollë të nxënësve rom që nuk janë të pajisur me certificatë që të tërheqin vëmendjen që kanë një detyrim që ti regjistrojnë fëmijët rom edhe në rastin kur ata nuk janë të regjistruar pranë njesisë vendore përkatëse.

Ka informacione që në disa shkolla nuk po bëhet kjo, dhe i kemi shqyrtuar këto raste dhe po përgatisim një program të gatshëm drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të financave në mënyrë që të akordojnë në mënyrë sa më të saktë dhe të rregullt për realizimin e një detyrimi të tillë"- tha Irma Baraku, komisionere  për mbrojtjen nga diskriminimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë