Diskriminoi meshkujt, KQZ i “fal” gjobën
prej 80 milion lekësh PPKDSH
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “fal” një gjobë prej 8 milion lekësh një partie që kishte shkelur barazinë gjinore në listët e kandidatëve për deputet.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “fal” një gjobë prej 8 milion lekësh një partie që kishte shkelur barazinë gjinore në listët e kandidatëve për deputet. Në raportin vjetor të institucionit që administron proceset zgjedhore në vend theksohet se gjobat për shkeljen e barazisë gjonore ndaj subjekteve zgjedhor janë vetëm tre, PS, PD dhe LSI duke mos përmendur gjobën që kishte vënë për subjektin zgjedhor Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë.
“Në procesin e verifikimit të listave shumemërore të kandidatëve për deputet për Kuvend, u konstatuan se 3 (tre) parti politike nuk kishin respektuar kriterin e gjinisë, përkatësisht: Partia Socialistë në 6 (gjashtë) zona zgjedhore, Partia Demokratike në 4 (katër) zona zgjedhore dhe Lëvizja Socialistëe për Integrim në 4 (katër) zona zgjedhore. Megjithë evidentimin dhe njoftimit për mos zbatimi të kriterit gjinor, nga këto subjekte zgjedhore nuk u shfrytëzua e drejta e plotësimit/korrigjimit të listave shumemërore sipas përcaktimeve dhe afateve të Kodit Zgjedhor.
KQZ, në mbështetje të nenit 67, 175 të Kodit Zgjedhor për subjektet zgjedhore të sipërpërpërmendura të cilat nuk respektuan kriterin gjinor vendosi sanksione administrative përkatësisht në vlerën 6 milion lekë për PS, 4 milion lekë për PD dhe 4 milion lekë për LSI”, thuhet në raportin vjetor të KQZ-së. Por këtu nuk përmendet gjoba e vënë ndaj subjektit zgjedhor PPKDSH i cili kishte shkelur barazinë gjinore në 8 qarqe të vendit ku diskriminimi ishte bërë ndaj meshkujve.
Pra pjesa më e madhe e listave shumëemërore të kandidatëve për deputet të PPKDSH kishte më shumë femra se sa meshkuj. Kësisoj duket se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka falur gjobën e vendosur ndaj partisë që kishte diskriminuar meshkujt.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32