Tre nga partitë parlamentare greke, SYRIZA, ANEL dhe PASOK, pritet të japin votë pozitive për projektligjin mbi dhënien e nënshtetësisë brezit të dytë, ku përfitojnë dhe fëmijët shqiptarë. Nga ana tjetër Demokracia e Re, Agimi i Artë, To Potami dhe partia Komuniste, kanë deklaruar rezervat e tyre, megjithëse u shprehën bashkarish – me përjashtim të Agimit të Artë-, për nevojën e një rregullimi legjislativ në dhënien e nënshtetësisë.
Ministrja e politikës së emigracionit, Tasia Christodoulopoulou, deklaroi nga ana e vet se gjatë diskutimit do të kërkohet një kuadër i përbashkët, me qëllim që projektligji të votohet me maxhorancën më të madhe të mundshme. Projektligji i ministrisë së brendshme, “Ndryshime në Kodin e Nënshtetësisë Greke”, u shqyrtua në një mbledhje të përbashkët të komisioneve parlamentare të Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë, dhe komisionit të tregtisë dhe prodhimit.
Sipas projektligjit të ri regjistrimi i fëmijës në klasën e parë të shkollës fillore dhe ndjekja e shkollës në kohën e paraqitjes së aplikimit, e ndërlidhur me qëndrimin e ligjshëm të njërit prej prindërve, të paktën pesë vjet para lindjes së fëmijës, përbëjnë kushtet për marrjen e nënshtetësisë greke nga fëmijët e emigrantëve.
Në rastet që fëmija ka lindur para se prindi të mbushë pesë vjet qëndrim të ligjshëm e drejta për të marrë nënshtetësi fitohet kur prindi të mbushë dhjetë vjet qëndrim të ligjshëm të vazhdueshëm në Greqi. Gjithashtu, nënshtetësinë greke e përfitojnë edhe ata fëmijë, njeri nga prindërit e të cilit disponon leje të fuqishme qëndrimi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com