Bayern Munich është në fazë të avancuar për të ulur në stol Ralf Rangnick. Trajneri gjerman për momentin drejton kombëtaren e Austrisë dhe kontrata e tij është deri në verën e 2026.
Kjo nuk e ka penguar Bayern Munich që të kërkojë shërbimet e trajnerit dhe sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, tanimë janë duke u diskutuar detajet për projektin me 65-vjeçarin në stol.
Më shumë se probleme me pagën apo detaje të kësaj natyre, palët po flasin për një projekt për rikthimin e bavarezë konkurrues në Evropë. I njohur për përvojën në Gjermani, Ralf Rangnick e ka nisur karrierën me Stuttgart, për të vijuar më pas me Schalke, RB Salzburg apo RB Leipzig.

Së fundmi Ralf Rangnick ishte trajner kujdestar i Man. United para se në 1 qershorin e 2022 të ulej në stolin e Austrisë. Kujtojmë se Thomas Tuchel ka vendosur të largohet nga Bayern Munich në fundin e sezonit.
Komente

