Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)

TIRANË- Qeveria ende nuk ka gati paketën e dytë të ndihmës për kategoritë në nevojë dhe pensionistët, pavarësisht se në rishikimin e buxhetit janë parashikuar 6.1 miliardë lekë mbështetje. Debatet në Komisionin e Ekonomisë, u përqëndruan mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministres së Financave teksa diskutohej rishikimi i buxhetit.

Erion Braçe: Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe.
Delina Ibrahimaj: Po punojmë, do e prezantojmë në vijim.
Erion Braçe: Duhet ta keni të qartë padyshim që keni komunikim me popullin, po ne deputetët meqë jemi në Komisionin e Ekonomisë, nuk mund t’i marrim vesh nga TV.
Delina Ibrahimaj: Unë ju thash që paketa e re do të jetë më afatgjatë për çmimet

Pa një përgjigje konkrete se sa do të zgjasë ndihma për të përballuar çmimet e larta, Braçe tha se qeveria është e vonuar në miratimin e paketës.

“Paketa sociale më shqetëson pafund kjo gjë. Paketa sociale duhet të kishte dalë sepse akti normativ ka dalë që në korrik. Imagjinoni një çift pensionistësh që marrin 22 mijë lekë, imagjinoni familjet me ndihmë ekonomike që shkon maksimumi 36-52 mijë lekë të vjetra. Këta njerëz i kanë sytë vetëm tek paketa sociale, nuk i kanë gjëkund tjetër”, tha socialisti.

Kritika pati edhe opozita duke thënë se mbështetja e qeverisë për shtresat në nevojë është më e ulëta në Rajon, por përgjigjen ministrja e Financave ia dha duke i kujtuar se asnjë familje dhe biznes i vogël nuk është prekur nga shtrenjtimi i cmimit të energjisë elektrike në bursë, faturë që qeveria po e paguan nga buxheti.

“Ne kemi dhënë 28 miliardë lekë për të përballuar çmimin e energjisë, dhe kur bëni krahasimin me Kosovën, merreni të plotë paketën dhe jo vetëm lekët që jepen në dorë

Opozita u shpreh kundër faturimit më shtrenjtë të cmimit të energjisë për kë shpenzon më shumë se 800 kilovat, që qeveria planifikon ta zbatojë nga muaji tetor”, iu përgjigj Ibrahimaj.

Megjithë debatet, deputetët në Komisionin e Ekonomisë miratuan ndryshimin për herë të dytë të buxhetit të vitit 2022. 1.67 miliardë lekë projektohen për të kompensuar ndërtuesit për çmimet e rritura të lëndeve të para, 1.2 miliardë lekë është fondit për fermerët që mbjellin grurë, 1.7 miliardë lekë shtesë për bonusin e qirasë për të pastrehët e tërmetit dhe 1.2 miliardë lekë për blerjen e teksteve shkollore.Rishikimi i buxhetit të shtetit i cili rrit pritshmëritë për të ardhurat me 30 miliardë lekë, rrit shpenzimet me 13 miliardë lekë ndërsa ulet deficiti me 17 miliardë lekë.

Shtohen shpenzimet
6.1 miliardë lekë për zgjatjen e paketës anti krizë
1.67 mld lekë për kompensimin e materialeve të ndërtimit për kontratat publike
4 mld lekë për të rritur shpenzimet kapitale
1.72 miliardë lekë për shpenzime për familjet që trajtohen me bonus qiraje këtu përfshihet edhe fondi prej 20 milionë lekësh për Bashkinë Kamëz
1.2 miliardë lekë për blerjen e tekstet shkollore

Të ardhurat
Ishte            546,8 mld lekë
Bëhet          576,8 mld lekë
Diferenca      +30 mld lekë

Shpenzimet
Ishin           647,6 mld lekë

Bëhen         660,6 mld lekë

Diferenca      +13 mld lekë

Deficiti buxhetor
Ishte          100,8 mld lekë
Bëhet          83,8 mld lekë
Diferenca     -17 mld lekë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Miratohet rishikimi i buxhetit të 2022

Miratohet rishikimi i buxhetit të 2022.

Ora 11:48
Kriza e energjisë/ Braçe: Të shpallet plani i kursimit, vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues, mos ruajnë paratë? Spaho: Ulni humbjet në rrjet janë 25%

 

Duke u ndalur te plani i kursimit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se është i domosdoshëm teksa shtoi se në periferi të Tiranës ka vila që mbajnë dritat e vilave ndezur për luks, duke thënë se kjo është një abuzim, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë. 

"Kur flas me luksin e kam fjalën për periferinë e Tiranës. Unë nuk mendoj se ka pensionist që harxhon 800 kilovat, që ka familje me ndihmë ekonomike që harxhon kaq, nuk mendoj që ka familje të shtresës së mesme e të ulët që harxhojnë 800 kilovat në muaj. As unë dhe ti nuk harxhojmë kaq dhe pse ngrohemi e ftohemi me kondicioner. Shqetësimi im është me ata që abuzojnë. Vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues se kujt i duhet nuk e di, llahtar, vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i ruajnë. Ne po e paguajmë faturën e energjisë se 28 miliardë lekë nga taksat po e paguajmë", tha Braçe.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se qeveria duhet të ulë humbjet në rrjet me të paktën 25%.

"Kemi çmimin më të lartë të energjisë në rajon 12 kilovat orë me TVSH. Kemi 10 vite që e paguajmë me këtë çmim. Ne prodhojmë 75% të nevojave nga prodhimet e brendshme, nga uji me koston më të ulët të mundshme. Së treti shikoni kush është konsumatori kryesor i energjisë elektrike, janë humbjet në rrjet që shkon 25%. Mos abuzoni me luksin, ca janë 800 kilovat në muaj në dimër, ne po ju themi as mos të lahen as mos të gatuajnë. Ca alternativash kanë, ka gaz këtu apo dru? Duhet parë me kujdes energjia se do kthehet në bumerang social", u shpreh Spaho.

Ora 11:44
Kriza globale/ Braçe: Energjia për luks duhet faturuar më shumë! Miratoni paketën, ndihma ekonomike shkon deri 5200 lekë

 

Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se qeveria duhet të shpallë sa më shpejt të jetë e mundur planin e kursimit të energjisë.

“Padyshim që kemi detyrim furnizimin me energji, por duhet të llogaritet çdo qindarkë për të garantuar energjinë, por është e domosdoshme një plan kursimi që ende nuk është i qartë. Të kursesh nuk është as tallje dhe as komunizëm por jetike. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për institucionet publike, gjithë Evropa po e bën vetëm ne bëjmë harakirin me energjinë, zgjohuni në 5 të mëngjesit dhe shikoni se çfarë ndriçon kot. Shumë mirë që keni dhënë 28 miliardë lekë për energjinë elektrike por ka ardhur koha që kush e do energjinë elektrike për luks duhet ta paguajë më tepër dhe jo sa një pensionist. Kjo nuk shkon më. Ka muaj që e thoni po nuk shkon më.

Paketa sociale më shqetëson pafund kjo gjë. Paketa sociale duhet të kishte dalë sepse akti normativ që ka dalë që në korrik. Imagjinoni një çift pensionistësh që marrin 22 mijë lekë, imagjinoni familjet me ndihmë ekonomike që shkon maksimumi 36-52 mijë lekë të vjetra. Këta njerëz i kanë sytë vetëm tek paketa sociale, nuk i kanë gjëkund tjetër”, tha Braçe.

Ora 10:59
Ibrahimaj i përgjigjet Braçes: Paketa e plotë do prezantohet pas disa ditësh

 

Në përgjigje të deputetit, Erion Braçe, ministrja Delina Ibrahimaj tha se paketa e plotë anti-krizë do të prezantohet pas disa ditësh

Ibrahimaj: Do të shtyhet miratimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave për pas krizës. Për periudhën Janar-Gusht të ardhurat janë rritur me 18%, dhe për periudhën 4 mujore ne presim rritje të të ardhurave me 8.5%. ne faktorizojmë ngadalësimin e rritjes ekonomike në pjesën e fundit të vitit. Paketa e re do të shpallet për pak ditë. Paketa e parë ishte me masa të shpejta pasi ne parashikonim përmirësim të inflacionit por nuk ndodhi prej luftës, prandaj ne po mendojmë për masa të tjera shtesë dhe më afatgjatë për të mbështetur familjet më vunerabël”.
Braçe: Çfarë është kjo paketa që po punoni?
Ibrahimaj: Po punojmë, do e prezantojmë në vijim.
Braçe: Duhet ta keni të qartë padyshim që keni komunikim me popullin, po ne deputetët meqë jemi në Komisionin e Ekonomisë, nuk mund ti marrim vesh nga TV. 
Ibrahimaj: Unë ju thash që paketa e re do të jetë më afatgjatë për çmimet

Ora 10:47
Braçe-ministres së Financave: Kur fillon paketa, familjet kanë 3 muaj pa ndihmë, çmimet janë të papërballueshme

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ka vijuar qëndrimin e tij opozitar, duke thënë se paketa anti krizë duhet të fillojë sa më shpejt, pasi shumë familje janë pa ndihmë për shkak të çmimeve të papërballueshme.

"Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Po shikoj të dhënat e korrikut, dhe disa zëra një me minus në raport me planin mbi 1 miliardë lekë minus. Vijnë muajit më të vështirë tani pasi nuk ka më turizëm njerëzit fillojnë e kursejnë, jeni të sigurt për këtë parashikim? Sa ishte deficiti buxhetor në fund të muajit korrik? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?

Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani. Në tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vazhdon të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Dhe së fundmi, si e parashikoni ju inflacionin në muajit në vijim, dhe ça impakti do të ketë jo vetëm tek familjet por edhe në prodhim sepse ne përveç ndërtimit ne nuk kemi ndërhyrë asgjëkund", tha Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 06/09/2022 19:27

    Masaker dhe krim po behet me pensionistet , kryeministri dhe stafi i tij duan shuarjen e ketyre pensionistve me pensione qesharake qe nuk arrijne as te blejne ilacet ,lere me te jetojne me ushqime cilsore te cilat jane luks per moshen e tret... ato rroga te majme qe perfitojne me pluset e tjera u kane zene syte dhe nuk arrijne te dallojne skamjen e tmerreshme qe po jetojne kjo shtese ! Mallkuar qofshin !

    Përgjigju
  • Eleni: 06/09/2022 11:48

    Bravo Brace,je nje ze kritik,por je ivetem,ministrja e finances nuk don me ja dit te varfereve,flet edhe budalliqe ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja