Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Portugali.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.

Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme”, shkruan Vjosa Osmani.


Lajmi kryesor:

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali në 'Grand Prix'