Për deputeten e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila sot festoi 31-vjetorin e lindjes, dita e sotme do të mbetet në kujtesë.
Gjatë seancës parlamentare Shkjau mori një buqetë me trëndafila të bardhë, të cilat sigurisht që shkaktuan emocione tek ajo.
Gjithashtu ajo i ka ndarë këto çaste me kolegët e saj deputetë, të cilët e kanë uruar 31-vjeçaren.
Në këto foto të publikuara nga “Shqiptarja.com” shohim deputetë të ndryshëm të cilët e urojnë si Blendi Klosi, apo ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni etj.
Binte në sy edhe fustani i bardhë i Shkjaut i cili kombinohej mjaft mirë me buqetën.
Dërguesi i kësaj buqete për deputeten socialiste nuk u bë i ditur, por me siguri nga ndonjë person i dashur dhe i afërt me të.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)