Dita botërore e zgjedhjeve, Luzi: Të
rinjtë, vlerë në procesin e votimit

Dita botërore e zgjedhjeve, Luzi: Të<br />rinjtë, vlerë në procesin e votimit
Në aktivitetin e zhvilluar ne kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterije Luzi, vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin e votimit.
 
Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe komunitetit rom dhe egjiptian.
 
Gjatë fjalës së saj, Luzi u shpreh se “te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual”.
 
Përfshirja e të rinjve në proceset zgjedhore është një kontribut i çmuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Rritja e standardeve të procesit zgjedhor kërkon kontributin e të rinjve. Jeni ju  të rinjtë që duhet të bëheni barriera të pakapërcyeshme për fenomene negative, që cënojnë botën e lirë. Zgjedhjet janë sfidë e çdo vendi për të testuar kulturën e saj zgjedhore”.
 
Më tej, ajo nënvizoi se pjesë e edukimit zgjedhor janë edhe grupime apo komunitete me specifika të veçanta. Po ashtu, ajo tha se “në simbolikën e kësaj dite ne do institucionalizojmë përmes nënshkrimit te një marrëveshje bashkepunimi me Institutin e  Kulturës Rome, përmes veprimtarisë që ne do i japim. Unë besoj se idetë dhe angazhimet tuaja janë kurdoherë të mirëpritura na KQZ, si kontributin I çmuar në respekt të votës së lire”.atsh

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve