Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: Fisha falas për fëmijët dhe studentët

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç, fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët”.

Lajmin e mirë e dha me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues të zhvilluar këtë të enjte, në Tiranë ku tha se studentët do të përfitojnë fisha falas.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu, tha se kjo fashë i shtohet fëmijëve deri në moshën 18 vjeç të cilët aktualisht i përfitojnë fishat e diabetit falas.

 Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave me diabet dhe familjeve të tyre. 

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në lidhje me masat për parandalimin e diabetit, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve periodike.

Rezultatet e deritanishme të Kontrollit mjekësor bazë tregojnë se 9.3% e personave 35-70 vjeç që kanë kryer check-up janë me nivel glicemie mbi normën, një shifër shumë e lartë që tregon për rëndësinë që ka kontrolli periodik, për të parandaluar pasojat e diabetit.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Duke u ndalur te trajtimi i diabetit, Manastirliu theksoi se Qeveria ka garantuar trajtimin 72 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 16 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. Personat me diabet përfitojnë falas 36 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje.

Teksa ka folur edhe për lehtësimin e procedurave dhe  përfitimit të barnave me rimbursim për  pacientët, ministja Manastirliu tha se tanimë po aplikohet një procedurë e re, që u mundëson qyetarëve të mos kenë më nevojë të vijnë deri në Tiranë për konsultën në QSUT.

Ne kemi mundësuar prej pak ditësh një procedurë të re për lehtësimin e personave me diabet që kanë nevojë për konsulta në QSUT. Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës