Dita botërore e Sindromës Down, Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët e prekur
21 Marsi është dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011 e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës
21 Marsi është dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011 e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët me Sindromën Down, në ditën botërore të kësaj sindrome.
Meta shprehet se ndjenjat e tij shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’iu japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre në shoqëri.
Më tej, Presidenti iu përcjell një falënderim të gjithë prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta.
Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04
-
Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Brukseli
17 Dhjetor 2024, 16:12
-
Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram dhe WhatsApp
11 Dhjetor 2024, 19:35
-
Korporata ‘Meta’ do ndërtojë linjën kabllore nënujore 40 mijë km të gjatë: Interneti do të jetë më i shpejtë
3 Dhjetor 2024, 13:16
-
BE-ja gjobit kompaninë Meta me gati 800 milionë euro për praktika 'abuzive'
14 Nëntor 2024, 16:12
-
'Mediat sociale dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj' 42 shtete amerikane kërkojnë të vendoset etiketë! Njësoj si për cigaret dhe alkoolin
13 Shtator 2024, 15:51
-
Kompania Meta bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin
24 Gusht 2024, 13:51
-
Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?
19 Prill 2024, 18:16
-
Danieli, 21-vjeçari me Sindromën Down që punon si kamarier: Jam shumë i kënaqur, njerëzit janë të mrekullueshëm
21 Mars 2024, 18:34
-
Dita Botërore e Sindromës Down, të ftuarat në 'Përballje' bën thirrje për sensibilizim dhe më shumë mbështetje për familjet
21 Mars 2024, 14:35
-
Fundi i rrjetit social
10 Mars 2024, 08:56
-
Dhoma e Përfaqësuesve në Florida miraton projektligjin që ndalon mediat sociale për personat nën 16 vjeç
26 Janar 2024, 09:02