LUSHNJE -  Sot është Dita Botërore e Turizmit dhe Ujit, ditë që Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermani e ka nisur në Divjakë, në një nga zonat bregdetare pak të frekuentura nga turistët, të painvestuar e fatmirësisht, ende të pashkatërruar.

Sëbashku me ministren Gjermeni kanë udhëtuar sot drejt Divjakës, të nxitur nga deputeti i zonës Erjon Braçe, edhe disa prej kontribuesve të fushës së turizmit në vend, p♪7r ta parë këtë vend nga afër dhe mundësitë e zhvillimit të zonës në disa drejtime.

Qëllimi i deputetit Braçe që ka tërhequr atje një pjesë të Qeverisë, ka qënë i qartë. Siç është shprehur ai vetë, "për t'u dëshmuar, sekretin e fundit të Adriatikut, siç e ka krijuar natyra, të ruajtur e të paprekur, të mbrojtur si kërkund tjetër. Det, lagune, park, bujqësi, blegtori, kulinari..."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)