Sot është Dita Botërore e Veshkave, qe organizohet çdo vit të enjten e dytë të muajit mars.
Kjo ditë ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.
Në këtë ditë, nën moton “Unë po marr një gotë ujë, merre dhe ti”, Instituti i Shëndetit Publik ka theksuar faktin sesi uji luan një rol të rëndësihëm në organizmin tonë.
Veshkat, këto “lojtare” të sistemit urinar, janë filtra inteligjente që eliminojnë mbetjet nga gjaku, të cilat bëhen toksike nëse do të grumbullohen në trup. Uji dhe veshkat veprojnë në simbiozë: uji lejon veshkat të hollojnë mbetjet për t`i eliminuar në formën e urinës. Veshkat rregullojnë sasinë e ujit të nevojshëm në trup, balancën e hyrjeve dhe daljeve të ujit. Veshkat janë atje për të filtruar ujin dhe rithithur (riabsorbuar).
Çdo minutë, 600 ml ujë arrijnë në veshka dhe 20% filtrohet. 99% e këtij filtrati riabsorbohet dhe 1% që mbetet korrespondon me sasinë e urinës në 24 orë, ose 1.5 deri 2 litra urinë. Pra, roli i veshkave është hollimi i urinës dhe gjendjes së hidratimit.
Është e këshillueshme të pihet çdo ditë një litër e gjysmë deri në dy litra ujë për një të rritur të shëndetshëm. Ndaj ISHP u ka bërë thirrje qytetarëve, që të mund të pijnë ujë mjaftueshëm për të mbrojtur veshkat, të paktën 1-1,5 litra ujë në ditë.

Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com