Dita botërore kundër dhunës, 89 mijë gra u vranë në vitin 2022! Historia e motrave Mirabal: I vrau Trujilo

E gjitha nisi në vitin 1960. Patria, Minerva dhe María Teresa Mirabal, tre motra, të martuara me fëmijë mund të mos ishin dukur si revolucionare, por ato jetonin në diktaturën brutale të Republikës Domenikane Rafael Trujillo.

Në vitin 1950, motrat Mirabal rrezikuan jetën e tyre për të punuar. Gjatë 31 viteve të Trujillos në pushtet, regjimi shtypi me dhunë liritë civile dhe personat që nuk i bindeshin. Motrat Mirabal u arrestuan vazhdimisht nga regjimi.

Minerva tha: “Nëse më vrasin, unë do të zgjas duart nga varri dhe do të jem më e fortë”.

Vrasja e tre motrave 36, 34 dhe 25 vjeç, më 25 nëntor 1960, zemëroi opinionin publik dhe ishte një shkas kyç për vrasjen e vetë Trujilos gjashtë muaj më vonë nga një grup disidentësh.

OKB-ja caktoi datën e vdekjes së tyre në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në nivel global, rreth 736 milionë gra gati një në tre, kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga një partner, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre.

Numri i grave dhe vajzave të vrarë në mbarë botën në vitin 2022 është rritur në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Rreth 89,000 gra dhe vajza u vranë vitin e kaluar, sipas UN Women

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja