TIRANE - Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar një grup para dhe tetraplegjikësh protestuan sot para Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta pasi nuk kanë marrë subvencionet që u takojnë. Ata kërkojnë largimin e ministrit Spiro Ksera.
"Kjo quhet ministri e Shanseve të barabarta por nuk është. Ne nuk kemi marrë asistencën që na takon por po jetojmë duke lypur lëmoshë tek të afërmit e familjarët tanë. Ministri Ksera duhet të largohet" thotë njëri prej protestueve, i cili në karrocë së bashku me disa shokë të tij protestuan sot paradite para ministrisë, tek rruga e Kavajës.
Edhe në qytete të tjera kryesore të vendit personat me me aftësi të kufizuar kanë kërkuar që të kenë vëmendjen e merituar nga pushteti qendror dhe ai vendor pasi prej muajsh ata nuk kanë marrë asistencat që u takojnë, çka ua vështirëson edhe më shumë jetën.
ELBASAN
Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar shoqata e para dhe tetraplegjikëve në Elbasan ngriti zërin për kushtet e vështira, kryesisht financiare, me të cilat ata po përballen në këtë periudhë. Nënkryetari i kësaj shoqate Engjëll Zotaj shpjegon se personat me aftësi të kufizuar në shumë komuna të Elbasanit prej më shumë se tre muajsh nuk e kanë marrë pagesën mujore e ndërkohë që edhe në qytetin e Elbasanit për muajin nëntor kjo pagesë nuk u mor e plotë, por e reduktuar.
BERAT
Edhe në Berat personat me aftësi të kufizuar prej tre muajsh nuk marrin pagesën e paaftësisë. Lajmin e bënë të ditur sot për mediat kryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar në Qarkun e Beratit, Petrit Muçogllava. Ky i fundit deklaroi sot se janë 140 persona me aftësi të kufizuar në këtë qark, një pjesë e të cilëve nuk kanë marrë pagesën që meritojnë. Po kështu kjo kategori nuk ka përfituar as kompensimin e ri të energjisë elektrike.
FIER
3200 persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë kanë dy muaj pa marrë shpërblimin monetar që u takon, si pjesëtarë të kësaj kategorie. Sipas Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike në bashkinë Fier, arsyet e vonesave të ndarjes së shpërblimeve për këto kategori nuk janë për faj të bashkisë por i vonesave të Ministrisë së Financave. Nga ana e bashkisë është përcjellë ky problem në Ministrinë përkatëse, por deri më sot nuk janë sqaruar arsyet e këtyre vonesave.
KORCE
Në Qendrën Rezidenciale në qytetin e Korçës sot është zhvilluar një aktivitet me 40 të strehuarit në këtë qendër. Nëpërmjet punimeve të tyre personat me aftësi të kufizuar në këtë qendër kanë kujtuar njëherësh dhe 80 vjetorin e çeljes së qendrës si dhe 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Drejtoresha, Ariana Skllavi ka bërë apel për më tepër kujdes dhe vëmendje për këtë kategori.
VLORE
Edhe pranë Qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar në Vlorë, janë organizuar një sërë aktivitetesh nga shkolla të ndryshme në qytet. Drejtoresha e qendrës sqaroi se vëmendja e komunitetit në këtë ditë është mjaft e rëndësishme, gjithsesi edhe pse e vogël ajo nuk ka munguar. Në brendësi të qendrës veç koncerteve e dhuratave të çmuara nga shkollat e qytetit, ishte shpalosur edhe një ekspozitë ku pasqyronte domethënien e kësaj dite, ku kryefjala mbetet pranimi dhe vëmendja për këtë shtresë në nevojë.
PEQIN
Personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Peqinit dhe rrethina, do të kenë qendrën e tyre të trajnimit aftësues. Ndërsa bashkia e këtij qyteti ka qenë e gatshme të ofrojë një godinë të amortizuar, fondacioni i kompanisë celulare Vodafone Albania, ka bërë të mundur rikonstruksionin e plotë të saj. Përurimi i kësaj qendre, është bërë në prani në autoriteteve vendore , përfaqësuesve të kompanisë investuese si dhe mes dhjetëra personash me aftësi të kufizuara e punonjësve sociale që merren me riaftësimin e kësaj kategorie.
VIDEO- PROTESTA E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR
/Shqiptarja.com