Ditën e djeshme arritjet më të mëdha ishin për Spanjën në basketboll për meshkuj që kaloi në çerekfinale dhe për medaljen e dytë të artë të kenianit Rudisha në garën e 800 metrave.
Megjithatë edhe në gara të tjera ka pasur emocione të mëdha siç ishte gara e 400 metrave për femra në atletikë.
Në atletikë braziliani Thiago Braz da Silva në pjesmarrjen e parë në Lojërat Olimpike thyen rekordin e kërcimit me shkop me rezultatin 6.03 metra duke lënë pas francezin Lavillen dhe amerikanin Kendriks.
(Thiago Braz da Silva fitues i garës së kërcimit me shkop )
Rekordi tjetër i ditës ishte ai i polakes Vlodarcik në hedhjen e çekiçit. Atletja 31-vjeçare arriti rezultatin 81.08 metra.
Garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë që është disiplina që konkuroi edhe Luiza Gega e fitoi Ruth Xhebet me kohën 8:59:75 që është vetëm 2 sekonda më pak se rekordi botëror ndërsa e pabesueshmja ndodhi në garën e 400 metrave ku Miller mposhti favoritin e madh Alison Feliks me kohën 48 sekonda e 44 të qindat.
Miller fitoi vetëm pasi u rrëzua në metrin e fundit të garës dhe finishin e kaloi me trup.
Duke mbetur tek atletika garën e 800 metrave për meshkuj e fitoi kampioni i Londër 2012 David Rudisha që rregjistroi kohën më të mirë me 1:42:14.
(David Rudisha fitues i garës së 800 metrave )
Ruslan Nurudinov ka fituar medaljen e artë në peshëngritje në kategorinë deri në 105 kg.
Sportisti nga Uzbekistani ngriti në dygarësh 431 kg ndërsa në podium u ngjitën edhe armeni Simos Martirosian dhe kazakistansi Aleksandër Zaicikov.
Në boks në peshat e rënda rusi Evgeni Tishenko ka fituar medaljen e artë duke mposhtur në një finale të kontestuar boksierin nga kazakistani Vasili Levit.
Në gjimnastikë Simon Bajls nuk ka arritur dot që të fitoj medaljen e katërt të artë në këtë Olimpiadë.
Kampionja amerikane duhej të kënaqej me medaljen e bronzit. Medaljen e artë në këtë disiplinë të gjimnastikës e mori hollandezja Sane Uevers.
Dhe në fund në basketbollin e meshkujve Spanja arriti që të mposhtë Argjentinën 92-73 duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale ku do të përballet me Francën.
Argjentinës i kushtoi kjo humbje pasi në fazën me eleminim do përballet direkt me ''Dream Team'' pra Kombëtaren amerikane të basketbollit.
(Pau Gasol basketbollist i Spanjës )
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com