Dita e dytë e Botërorit të Katarit do të sjellë për tifozët 3 përballje interesante që nisin në orën 14:00 mes Anglisë dhe Iranit. ‘Tre Luanët’ janë favoritët e kësaj sfidë në grupin B edhe për faktin se nuk kanë asnjë mungesë. Trajneri Southgate pritet ta nisë me formacionin më të mirë të mundshëm, duke përfshirë treshen e sulmit Harry Kane, Stërling dhe Saka, ndërsa nga minuta e parë pritet edhe mesfushori i talentuar Bellingham.
Një tjetër detaj që shkon në favor të Anglisë është përçarja që egziston te Irani, për faktin se disa futbollistë nuk dëshironin grumbullimin me kombëtaren për shkak të disa çështjeve politike.
Sfida tjetër e këtij grupi luhet në orën 20:00 mes Amerikës dhe Uellsit. Shtetet e Bashkuara shihen pak më të avantazhuara në letër, pasi nga fillimi do ta nisin dy futbollistë të cilët aktivizohen në Seria A Sergio Dest dhe McKennie, ndërsa në sulm pritet me interes Pulisic. Te Uellsi në këtë repart nuk ka risi, ndërsa me shumë dyshime shihet Garreth Bale, pasi pretendohet që i mungon forma fizike.
Në orën 17:00 për llogari të grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Katari me Ekuadorin që ishte ndeshja hapëse, do të luajnë Senegali me Holandën. Mungesa e madhe e afrikanëve do jetë Sedio Mane, fakt që sipas kapitenit të Holandës Virgil Van Dijk do ti ndihmojë shumë tulipanët. Nga ana tjetër të besuarit e Van Gal, që do tentojnë të jenë surpriza e këtij Botërori, kanë të padisponueshëm Depay-n dhe mesfushorin De Roon.
Ne.k./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?
-
Po
52.5%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 2695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompania Meta bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin
24 Gusht, 13:51
-
Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, ambasada e SHBA dhe BE-së: Jemi pranë jush në luftën kundër agresionit rus
24 Gusht, 09:49
-
Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë agjentë të Shërbimit Sekret
23 Gusht, 22:53
-
Mero Baze: Banalizimi i mesazheve të CIA-s për Kosovën
23 Gusht, 21:46
-
SHBA, gjyq për ditarët e sekretarit të Mao Ce Dunit
23 Gusht, 19:58
-
SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse
23 Gusht, 19:06
-
SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme
23 Gusht, 15:27
-
SHBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë
23 Gusht, 14:54
-
E ngarkuara me punë e SHBA takim me Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, vlerësojmë rolin tuaj në avancimin e paqes rajon
23 Gusht, 12:10
-
Kreu i CIA-s vizitë 24 orëshe në Prishtinë, sot takoi kryeministrin dje Presidenten e Kosovës! Osmani e Kurti ndajnë mesazhin e William Burns
23 Gusht, 09:25
-
Çikago ‘kurorëzon’ Kamala Harris si kandidate për presidente, një e ardhme optimizmi kundër urrejtjes së Donald Trump
23 Gusht, 08:12
-
Trump në Arizona, kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare
23 Gusht, 07:58