BALLSH- Të ngujuara prej 24 ditësh në ish-uzinën e Ballshit, gratë naftëtare janë zhgënjyer me Presidentin e vendit Ilir Meta, prej të cilit kishin pritur ndihmë konkrete.

Meta ka zhvilluar ditën e djeshme takime dy grupe polifonike në qytetin antik të Bylisit. Indiferenca e tij, rëndoi gjendjen psikologjike të naftëtares e cila në mbrëmje tentoi t'i jepte fund jetës.

Jashtë ambienteve të grevës, kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj foli për një urë lidhëse mes qeverisë dhe naftëtarëve. 

Naftëtarët e Ballshit rinisën protestat në shtator, ku si fillim në greve urie u futën burrat e mandej gratë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Vizita e Metës në Bylis/ Naftëtarja: Më i rëndësishëm grupi polifonik sesa ne

 

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me dy grupe polifonike  në qytetin antik të Bylisit ku nëpërmjet një video ai shihet duke ja mar këngës e valles.

Ndërkohe njëra nga zonjat naftëtare që tentoi mbrëmjen e djeshme të priste damarët pas 23 ditësh në grevë urië shprehet se

"Kemi pritur në një farë mënyre u gëzuam paradite, se do vinte zoti Ilir Meta menduam se do na begeniste të na vizitonte këtu tek ne po s'ishte e thënë për ne me e rendësishme ishte grupi polifonik të vizitohej të dekorohej sesa ne" tha naftëtarja

Ora 11:37
Kreu i Sindikatës, Dautaj: Nëse kemi urë lidhëse me qeverinë, do ndërpresim grevën! Por nuk tërhiqemi nga kërkesat

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj në një prononcim për Report Tv u shpreh se nëse do të ketë një urë lidhëse mes naftëtareve dhe qeverisë atëherë ata do të ndalojnë grevën.

Por ai deklaroi se kjo nuk do të thotë që ato do të ndalojnë së kërkuari të drejtat e tyre.

"Prej 21 ditësh unë ndodhem i intubuar në familje. Nuk kam qenë shumë mirë. Unë kam marrë një sëmundje shoqëruese. Gjatë këtyre ditëve kam qëndruar në familje. Tani kam marrë përgjigjen negative të tamponit. Duke parë që sot zonjat ndodhen në ditën e 24, dhe 17 ishin naftëtarët, greva është në ditën e 41. Ne nuk e prisnim që të ishin kaq përfaqësuese të denja në këtë grevë. Stresi i vazhdueshëm duke parë vetëm një kërkesë në tëitter për daljen nga greva. Nuk është një gjë serioze. Duke ditur që kanë qenë deklarime në Tëitter. Ne kërkojmë zgjidhjen ligjore për pagat e prapambetura si dhe rifilllimin e punës së rafinerisë.

Nuk ka pasur dhe opsioni për lënien e grevës së urisë u takon zonjave që të vendosin. Ditën e nesërme do të mblidhemi këtu për të marrë një vendim se si do të ecë kjo gjë. po të kemi parasysh, këshilli kombëtar i punës bëri një mbledhje dhe shprehu rëndësinë për takim për çështjen e naftëtarëve por nuk u bë, kjo tregon që vetëm kryeministri vendos. Greva nuk mund të vijojë pafund. Ky është qëllimi kryesor është kompromisi mes palëve. Shpresoj që të jetë një zgjidhje e të gjithë palëve dhe të arrihet në një kompromis. Por kujo nuk do të mbyllet këtu pasi nuk duam të kemi prerje në besë. Nuk është problemi se nuk zhvillojmë takime. Problemi është tek zgjidhja. Këtu ka pasur një ngërç. Çështjet janë fituar me gjyq për pagesat" - deklaroi Dautaj.