Me një organizim pa drejtues të shpallur dhe qytetarë që marrin vetë fjalën nga podiumi protesta humb çdo ditë jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe thelbin për të cilën nisi.
Nga protestuesit mbrëmjen e sotme dolën mesazhe që sulmojnë dy nga aleatët kryesorë të Shqipërisë, SHBA-BE, dhe i bëjnë fajtorë pse krijuan SPAK dhe ‘sollën Edi Ramën në pushtet’.
“Janë këto 2 fuqi madhore sot në botë, që ndërtuan edhe SPAK, i cili po na i ngul thikën pas shpine. Amerika o të na thotë që na ka miq, o të na thotë që na ka armiq. Ne nuk e lëshojmë atdheun, se ka qejf Amerika apo Europa”, tha një protestues.
Në ditën e 46-të nga protesta u shpalosën të tjera kërkesa absurde. Në emër të grupit koordinues, anëtari Përparim Gjeka propozoi një fond Kombëtar për menaxhimin e pasurive në bregdet dhe kalimin në sitë të çdo prone nga Saranda deri në Shkodër. Ai kërkoi që çdo pronë të kalojë në sitë dhe nëse vërtetohet nga drejtësia se është marrë në kundërshtim me ligjin, t’i kthehet interesit publik.
“Një institucion transparent që të administrojë në emër të kombit pasuritë strategjike të bregdetit dhe fitimet të ndahen për të gjithë shqiptarët. Zhvillimi i bregdetit nuk mund të bëhet pa plan, por duhet një plan urbanistik kombëtar”, deklaroi anëtari i grupit koordinues, Përparim Gjeka.
Në protestë u fol edhe për deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik të Kosovës. Një nga organizatorët, Ilir Xhemalaj i bëri thirrje qeverisë shqiptare ta shpallë atë non grata.
“I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj kësaj zonje, duhet që ta shpallin non grata”, tha mes të tjerash organizatori Ilir Xhemalaj.
Pas fjalimeve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protesuesti vijuan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit.
Një episod u regjistrua gjatë protestës së 46-të para Kryeministrisë, ku një qytetare, teksa mbante fjalën para të pranishmëve, u përball me një ndërhyrje të papritur.
Teksa po fliste nga mikrofoni, një prej të pranishmëve iu afrua dhe tentoi t'ia merrte atë. Qytetarja reagoi menjëherë, duke iu drejtuar:
"Ik, ulu aty dhe qepe gojën!"
Pak çaste më pas, mikrofoni iu fik. Megjithatë, ajo nuk u ndal dhe vijoi të fliste, këtë herë duke kritikuar organizatorët për mënyrën se si po menaxhonin situatën.
"Një mikrofon ju kanë dhënë dhe nuk dini ta komandoni. Kaq vlera kini!", u shpreh ajo.
Për disa minuta, vëmendja e protestuesve u zhvendos nga mesazhet e tubimit te kjo përplasje, e cila nxori në pah tensionet e krijuara gjatë fjalimeve. Episodi u zhvillua përpara të pranishmëve dhe u shoqërua me reagime nga turma.

Pamje e publikuar nga Taulant Balla
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video nga protesta sot ku pjesëmarrja është gjithmonë e në ulje. Balla shkruan se në bulevard nuk kanë mbetur më qytetarë të thjeshtë, por se kjo është protesta e Sali Berishës referuar dhe numrit të ulët të pjesëmarrjeve në tubimet e këtij të fundit.
“KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT
Një nga folëset aty zgjodh në krye të Këshillit të Saliut”, shkruan Balla.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Report Tv ka mësuar se itinerari që ata do të ndjekin është nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, te Parlamenti, më pas në zonën e 9-Katësheve, te 15-Katëshi, Shtëpia e Gjetheve dhe mbyllja do të bëhet sërish para Kryeministrisë.
Një protestues nga tubimi para Kryeministrisë u bëri thirrje shqiptarëve të marrin armët në dorë për të shpëtuar Shqipërinë nga kryeministri Edi Rama.
Ai sulmoi edhe SHBA, BE dhe SPAK, duke thënë se i kanë ngulur thikën pas shpine shqiptarëve.
“Edvin Ramën në pushtet e vuri Amerika me Europën. Unë u them atyre a jeni me popullin shqiptar, apo kundër. Ramën në pushtet nuk e mbajmë ne, por Amerika dhe Europa. Janë këto 2 fuqi madhore sot në botë, që ndërtuan edhe SPAK, i cili po na i ngul thikën pas shpine. Ne si shqiptarë kemi ardhur në limitet e durimit tonë. Amerika o të na thotë që na ka miq, o të na thotë që na ka armiq. Ne nuk e lëshojmë atdheun, se ka qejf Amerika apo Europa. Ne nuk jemi naiv, s’jemi të ardhur nga shpella. Ne o vdesim deri te shqiptari i fundit, ose mbrojmë atdheun tonë. Unë kam mendimin që të krijoni edhe një parti politike, edhe të merrni në dorë fatet e kombit. T’i kërkojmë njëzëri Amerikës, boll është boll. Boll na e keni futur thikën në shpinë. Nga sot e pas, ne o do ju shohim si armiq, ose si miq. Jam artist, nuk mund të rri dot pasiv. Rama është armë e përdorur nga SHBA dhe BE për të na shuar ne. Ose të luftojmë me armë në dorë për ta mbrojtur këtë atdhe, ose si të duan këto”, tha një protestues.
Anëtari i Grupit Koordinues të protestës, Përparim Gjeka, ka lexuar disa kërkesa të tjera, gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë.
Në kërkesat e reja të prezantuara nga Gjeka, çdo pronë në vijën bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër duhet të kalojë në ‘sitë’ dhe nëse vërtetohet nga drejtësia që është përvetësuar në kundërshtim me ligjin, duhër t’i kthehet interesit publik.
Më tej ai theksoi se nevojitet krijimi i një ‘fondi kombëtar të menaxhimit të pasurive bregdetare. Një institucion transparent që të administrojë në emër të kombit pasuritë strategjike të bregdetit dhe fitimet të ndahen për të gjithë shqiptarët.’
“Vëllezër e motra shqiptarë, ne kemi luftuar çdo ditë për të mbrojtur bregdetin shqiptar. Ligji 21 i 2024, do të shfuqizohet. Por problemet e trashëguara do të mbeten. Një pjesë e pronave të bregdetit është tjetërsuar. Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah abuzime me pronat publike me vlera të jashtëzakonshme. Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje si u tjetërsuan këto pasuri. Ne kërkojmë një proces të pavarur, që çdo pasuri të provojë ligjshmërinë e saj.
Duhet një proces kombëtar verifikimi i të gjitha pronave në vijën bregdetare që nga Saranda e deri në Shkodër. Të kalojë në sitë çdo vilë, çdo resort dhe çdo parcelë toke. Të kalojë në sitë çdo vilë, çdo resort dhe çdo parcelë toke. Çdo pronë që vërtetohet nga drejtësia që është marrë në kundërshtim me ligjin, duhet t’i kthehet interesit publik dhe pasurisë kombëtare.
Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri zhvillimi, si fond kombëtar të menaxhimit të pasurive bregdetare. Një institucion transparent që të administrojë në emër të kombit pasuritë strategjike të bregdetit dhe fitimet të ndahen për të gjithë shqiptarët. Zhvillimi i bregdetit nuk mund të bëhet pa plan, por duhet një plan urbanistik kombëtar. Zonat më të bukura e të rralla duhet të ruhen si pasuri kombëtare. Gjiret, parqet natyrore, lagunat dhe peizashet unike, nuk mund të sakrifikohen për interesa afatshkurtra. Duhet të investojë diaspora shqiptare vetë. Diaspora duhet të ketë mundësi të jetë pjesë e zhvillimit të atdheut. Vetëm mbi bazën e një zhvillimi të planifikuar, të mirëpresim edhe investime të huaja serioze”, tha mes të tjerash anëtari i grupit koordinues, Përparim Gjeka.
Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, nga tubimi para Kryeministrisë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç, pasi ajo tha 2 ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.
“Ka 48 orë që një ministre serbe ka shpallur se do të bënte spastrim etnik mbi shqiptarët. I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj kësaj zonje, duhet që ta shpallin non grata. Ky shesh e ka shpallur non grata ministren serbe, Edi Ramën dhe Vuçiçin. Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve. Rama sot ka dalë lakuriq para gjithë botës”, tha mes të tjerash organizatori Ilir Xhemalaj.
Aktivistja Luçiana Kokaj gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë, tha se protestat që po zhvillohen në Tiranë, i kanë arritur qëllimet për të cilat nisën.
Kokaj tha se protestat në Tiranë bënë që Euro-Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, t’ja vendosë si detyrim qeverisë pranimin dhe shqyrtimin e disa prej kërkesave të protestuesve.
“Qeveria vazhdon çdo ditë me propagandën e saj, por protesta i ka arritur shumë qëllimet e saj, që Marta Kos u detyrua që t’ja vejë detyrim qeverisë pranimin dhe zbatimin e disa prej kërkesave tona. Kjo është një fitore e madhe për ne. Ia kemi dalë më së miri dhe do ja dalim çdo ditë e më shumë. Anulimi i ligjit 21/24 do jetë fitorja jonë e parë, por beteja jona do mbarojë kur këta të shporren”, tha mes të tjerash Kokaj.
Komente












Ju ka mesu plaku mere me banditet e tij qe ti zgjidhni problemet vetem me arme por ju doli huq kte radhe,meriti ato arme e vritni veten se gje tjeter nuk ju ka ngel.Njerez pa dhogjike pa kulture e edukate
PërgjigjuProtesta juaj humbi gjithcka te mire qe u interesonte te gjitheve se tani po identifikoheni me opoziten e me kerkesat e saj ,por kini avancuar me teper duke u kthyer ne urdherdhenes Ku e gjeni ju gjithe kete force e keto kopetenca Ju nuk jeni populli qe flisni ne emer te ti Popull nuk eshte 10, 20, 25 apo edhe 100 mije e jo kete e dini Po beni nje ndarje te tmerrshme me Ne e Ju Kush mund tu besoj je se na qenkeni me te mire ,se me ato qe u degjojme jeni nen mesataren??!! NE DHE JU JEMI TE GJITHE SHQIPTARE E TE PUNOJME SE BASHKU PER TI REALIZUAR GJITHE ATO GJERA QE PREMTONI JU SE NDRYSHE MBETEN ENDRA NE SIRTAR JU po I jepni urdhra edhe SPAK se kete fuse ne burg Ne ckohe jetojme ne vitin 1945? Gjuha juaj me plot urrejtje,me te vrare e terhequr zvarre ,burgosur tregon se jeni populiste e vetem i jepni gojes qe te kenaqni si motrat e si vellezrit tuaj Sh bukur kerkon I fond kombetar per bregdetin , por kini per pasurite nga sistemi i me parshem qe I perlau Saliu e kompani , ne vend qe te shperbleheshin prindrit apo gjyshrit tuaj qe derdhen djerse ,pse nuk kerkoni?Dhe efundit Nuk kam degjuar ndonje proteste qe nuk nxjer nje koke e te negocioje per ato qe do ,kurse ju vetem jepni urdhra Vazhdoni athere se asgje nok keni per zgjidhur e njerzit nuk ju ndjekin me , jeni krejt te cakerdisur e vetmja gje qe beni eshte urrejtja qe nxirni y
Përgjigju