Dita e 55-të e protestës/ Banorët e 'Unazës së Re' kanë 6 kërkesa: Anuloni projektin, plotësoni kërkesat e studentëve

Dita e 55-të e protestës/ Banorët e 'Unazës së Re' kanë 6 kërkesa: Anuloni projektin, plotësoni kërkesat e studentëve

Pamje nga protesta e banoreve te 'Unazes se Re'

Banorët e 'Unazës së Re' janë futur në ditën e 55 të protestës së tyre. Ata vijojnë të kërkojnë përkrah deputetëve opozitarë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, anulimin e plotë të këtij projekti, por dhe plotësimin e gjashtë kërkesave.

Kërkesat e banorëve nisin me anulimin e projektit të Unazës së Madhe, dhe përfundojnë me plotësimin e kërkesave të studentëve e rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

6 kërkesat e banorëve të Astirit

Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

Ulja e çmimit të karburantit dhe rritjen e cilësisë së tij;

T'u jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Sikurse gjatë ditëve të mëparshme, banorët e 'Unazës së Re' kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Teksa shfaqen kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ata dëgjohen duke brohoritur njëzëri “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Sillni ndriçimin tek Unaza e Re", “O Erion, o diarre, këtu i thonë Unazë e Re", “Veliaj zbukuron qendrën, Astirin e ka lënë si Kabul", etj.

Banorët e 'Unazës së Re' kanë përmendur edhe emrin e kreut të ALUIZN-it, Artan Lamen. Sipas tyre, ky i fundit ka bërë legalizime selektive dhe për këtë arsye sot ai duhet të ishte në burg.

“Arta Marku zgjohu nga gjumi. Artan Lame ka bërë legalizime selektive dhe duhet të ishte në burg. Nuk do të arrini që t'i ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Ramën dhe Erion Veliajn”, janë shprehur banorët.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish nga zona e 'Unazës së Re' çështjen e devijimit të rrjedhës së Lumit Lana përmes projektit "Unaza e Madhe". Ai ripërsëriti akuzat se plani vendor i Tiranës ndryshoi për të mos u prekur prona e trafikantit të drogës, Edmond Bego. (Lexo këtu)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 29/12/2018 10:42

    HAHAHAHA.Hajdutat ne vend qe te ishin ne burg per vjedhje kan edhe 6 kerkesa.Por kerkesa e popullit eshte :shkoni nga keni ardhur,lironi apo dorzoni pronat e zaptuara.Kjo eshte kerkese e qytetaris tiranasve

    Përgjigju
  • xXx: 27/12/2018 22:48

    Ore ju banorë zaptues duhet të kuptoni që nuk keni lidhje fare me studentët juve.Në qoftë se Shqipëria është aty ku është,është edhe për fajin e zaptuesve si puna juaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje