![1701255917_sako.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1701255917_sako.jpg)
Në kuadër të 29 Nëntorit, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar ditën e çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një postimi homazheve që u mbajtën Durrës, Sako u shpreh se “Durrësi dhe e gjithë Shqipëria kujton dhe nderon sot heronjtë dhe dëshmorët që e deshën aq shumë këtë vend sa dhanë jetën e tyre për të”.
Gjithashtu Kryebashkiakja thotë se kemi obligim trashëgiminë e vlerave patriotike, shoqërore, historike të asaj epoke të lavdishme dhe të përmbushim ëndrrën e dëshmorëve për një Shqipëri evropiane.
Sakaq pjesëmarrës ishte dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Ardian Gurra i cili ftoi qytetarët prezent të vendosnin kurorat me lule të përgatitura nga Bashkia Durrës, në ambientet e caktuara sipas protokollit të përgatitur prej tyre.
Kujtojmë se Durrësi është në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, sepse ishte pikërisht qyteti ku filloi historia e luftës nacionalçlirimtare në 7 prill 1939 dhe ku u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë.
Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit. Pikërisht në 7 prill në Durrës ranë dëshmorët e parë siç ishte heroi i popullit Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarë të tij të flijuar në mbrojtje të trojeve tona.
Lajmi kryesor:
Sot 79-vjetori i Çlirimit, bashkitë e majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Nuk mungojnë ithtarët e Enver Hoxhës
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
39.1%
-
Të gabuar
57.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 4846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor 2024, 19:14
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor 2024, 18:58
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor 2024, 20:34
-
Hapet gara krijimin e Logos së 80-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, 300 mijë lekë fituesi
11 Mars 2024, 12:30
-
28 Nëntori e gjen politikën gjithmonë të ndarë!
29 Nëntor 2023, 18:18
-
VIDEO/Me flamuj kuqezi dhe kuaj, një grup të rinjsh marshim në Lezhë për 29 nëntor
29 Nëntor 2023, 15:30
-
Sot 79-vjetori i Çlirimit, bashkitë e majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Nuk mungojnë ithtarët e Enver Hoxhës
29 Nëntor 2023, 13:38
-
Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër
29 Nëntor 2023, 07:31
-
28 apo 29 Nëntori? Berisha për ditën e Çlirimit: Hoxha ishte vasal i jugosllavëve siç është Rama sot i serbëve! Në 1944-n Shqipëria kaloi në një pushtim të ri
29 Nëntor 2022, 15:54
-
Hiqjani dekoratat nënës time!
29 Nëntor 2022, 11:04
-
Shkodër/ Vendosja e yllit dhe nderim me grusht në 78 vjetorin e çlirimit të vendit, bashkia bojkoton ceremoninë
29 Nëntor 2022, 10:49
-
Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej
29 Nëntor 2022, 09:54