Sot 79-vjetori i Çlirimit, bashkitë e majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Nuk mungojnë ithtarët e Enver Hoxhës

Për herë të parë në 32 vite demokraci, Shkodra ka përkujtuar të rënët në luftën nacional-çlirimtare.

Kryebashkiaku i majtë Benet Beci vendosi kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve.

Në fund të ceremonisë u shfaq  me simbolet e komunizmit, Gjon Bruci, ish-sekretar i komitetit qendror.

Idhtarët e diktatorit Enver Hoxha u shfaqën edhe në Durrës e Vlorë, gjatë ceremonive zyrtare të organizuara nga kryetarët e bashkive respektive, Emirjana Sako dhe Ermal Dredha.

Familjarët e dëshmorëve në Pogradec shprehen ankesa pasi prej 15 vitesh nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, për të afërmit e tyre që dhanë jetën për vendin.

79-vjetori i çlirimit te Shqiperise eshte kremtuar dhe ne Gjirokaster, Berat, Fier e Lushnje. Familjarë të dëshmorëve morën pjesën në ceremonitë zyrtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
VIDEO/Me flamuj kuqezi dhe kuaj, një grup të rinjsh marshim në Lezhë për 29 nëntor

 

Një grup të rinjsh në Lezhë kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të uruar festat e nëntorit. Me flamuj kuqezi dhe me kuaj, ata kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetareve.

79-vjetori i Çlirimit është kremtuar këtë të martë në të gjithë vendin, me bashkitë që kanë organizuar homazhet e nderimit të të rënëve në luftë. Për herë të parë 29 nëntori është kremtuar zyrtarisht në Shkodër, ndërsa në bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakë të Berishës nuk është zhvilluar ceremoni.

Ora 13:10
Dita e Çlirimit vijon të ndajë PD dhe PS! Bashkia Pogradecit homazhe për Dëshmorët e Kombit, opozita i nderoi një ditë më parë

1701259792_korce.jpg

79 vjetori i Çlirimit i gjeti të ndarë faktorët politik në qarkun e Korçës. Në qytetin e Pogradecit homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, zhvilluan vetëm autoritetet lokale, ku u vu re mungesa e partive opozitare, të cilat ju bashkuan homazheve një ditë më parë, pra ditën e 28 nëntorit në varrezat e martirëve të këtij qyteti. Ndërsa në qytetin e Korçës, homazhe përveç personaliteteve lokale zhvilluan dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak të PL të këtij qyteti.

Familjarët e dëshmorëve në Pogradec për Report TV thanë se nuk janë të vlerësuar sa duhet dhe se prej më shumë se 15 vitesh nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, për të afërmit e tyre që dhanë jetën për vendin. Ata shprehen se shpresat i kanë vetëm në qeverisjen e të majtëve.

Qyteti i Pogradecit ka numrin më të lartë në qarkun e Korçë të dëshmorëve, ku numërohen 240 dëshmorë të cilët kanë rënë në përpjekjet me fuqitë e huaja.

Ora 12:52
Përkujtohet Dita e Çlirimit në Gjirokastër, vendosen kurora me lule në lapidarin e Varrezave të Dëshmorëve

 

79-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është kremtuar edhe në Gjirokastër. Familjarë të dëshmorëve kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit të organizuar në varrezat e Dëshmorëve të rrethit.

Pas këndimit të himnit shqiptar, janë vendosur kurora dhe buqeta me lule në lapidarin e varrezave të Dëshmorëve si dhe na varret ku prehen eshtrat e këtyre të fundit. Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe drejtuesit më të lartë vendor me të cilëve kryebashkiaku Flamur Golemi.

Ky i fundit në një prononcim për mediat ka çmuar kontributin dhe sakrificat e çlirimtarëve prej të cilëve jetojmë sot të lirë.

 

Ora 12:04
Dita e Çlirimit,  kryetarja e bashkisë në Durrës homazhe në ambientet e Mauzeloumit: Nderojmë heronjtë që dhanë jetën për Atdheun

1701255917_sako.jpg

Në kuadër të 29 Nëntorit, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar ditën e çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi homazheve që u mbajtën Durrës, Sako u shpreh se “Durrësi dhe e gjithë Shqipëria kujton dhe nderon sot heronjtë dhe dëshmorët që e deshën aq shumë këtë vend sa dhanë jetën e tyre për të”.

Gjithashtu Kryebashkiakja thotë se kemi obligim trashëgiminë e vlerave patriotike, shoqërore, historike të asaj epoke të lavdishme dhe të përmbushim ëndrrën e dëshmorëve për një Shqipëri evropiane.

Sakaq pjesëmarrës ishte dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Ardian Gurra i cili ftoi qytetarët prezent të vendosnin kurorat me lule të përgatitura nga Bashkia Durrës, në ambientet e caktuara sipas protokollit të përgatitur prej tyre.

Kujtojmë se Durrësi është në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, sepse ishte pikërisht qyteti ku filloi historia e luftës nacionalçlirimtare në 7 prill 1939 dhe ku u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë.

Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit. Pikërisht në 7 prill në Durrës ranë dëshmorët e parë siç ishte heroi i popullit Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarë të tij të flijuar në mbrojtje të trojeve tona.

Ora 10:52
Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Fier e Lushnjë

 

Dita Çlirimit festohet edhe në qytetin e Lushnjës dhe Fierit. Në këtë ditë të shënuar për kombin respekti shkon për ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Qytetarë, veteranë dhe pasardhës të tyre, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Lushnje dhe Fier ku kanë vendosur buqeta në monumentin kushtuar të rënëve për liri.

Në përkujtim të kësaj dite të shënuar nga autoritetet vendore në Fier, deputetë të PS, familje te dëshmorëve, nxënës shkollash dhe qytetar kanë zhvilluar homazhe ne varrezat e Dëshmorëve të rrethit Fier.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë