Sipas protokollit, i pari që ka vënë kurorën me lule ka qenë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Pasi tij, ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta, që ka nderuar dëshmorët e Kombit.
Më pas, ka vënë kurora me lule edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas tij, kurora me lule ka vendosur edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Kurora me lule kanë vendosur edhe familjarët e partizanëve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.
DITA E ÇLIRIMIT, LUFTE PROTOKOLLI PER VENDOSJEN E KURORAVE
Në këtë festë do të marrin pjesë e gjithë elita që drejton shtetit shqiptarë, që nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministir. Sipas axhendës zyrtare, por edhe sipas Protokollit të Shtetit, këto homazhe do të fillojnë në orën 10:00 të ditës së sotme ku Presidenti i Republikës, si shkalla më e lartë e hierarkisë së pushteteve në vend, do të vendos i pari kurorat me lule në nderim të dëshmorëve të atdheut.
Protokolli
Protokolli zyrtarë përcakton se në orën 10 të ditës së sotme, Presidenti Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministria e Mbrojtjes etj, do të jenë të pranishëm tek Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet për të bërë nderimet për të rënët e luftës çlirimtare të vendit. Por protokolli përcakton që në këto homazhe duhet të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Qarkut të Tiranës, Prefekti si edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Pika 5.4 e kapitullit të 7 të Protokollit të Shtetit përcakton edhe rradhën se kush do të bëj homazhet i pari nga ku bie në sy edhe prania e kreu të bashkisë, Lulzim Basha.
“5.4- Ceremonia në përmendoren “Nëna Shqipëri” fillon në orën 10:00. Vendosen këto kurora sipas radhës:Presidenti i Republikës, vetëm; Kryetari i Kuvendit dhe një person tjetër; Kryeministri dhe një person tjetër; Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit; Prefekti dhe një person tjetër; Kryetari i Bashkisë dhe një person tjetër; Kryetari i Këshillit të Qarkut dhe një person tjetër; Organizatat e veteranëve dhe dëshmorëve të atdheut”. Por sipas të gjitha gjasave, Basha, nuk do të jetë i pranishëm pasi Partia Demokratike fesnton datën 28 nëntorë si ditën e pavarëisë së vendit, por edhe të çlirimit të atdheut, ndërsa e majta shqiptare feston ditën e 29 të nëntorit si datën kur është çliruar atdheu. Kësisoj, PD-ja e festoi dje ditën e çlirimit të ardheut duke vijuar me përçarjen e cila ka nisur që në vitin 1992 me ndryshimin e regjimit.
Sherri PS-PD për datën e çlirimit
Që nga vitit 1992, PD-ja dhe PS-ja e festojnë të ndarë ditën e çlirimit të vendit. Ky debat ka lindur pasi PD pohon se data e çlirimit është 28 e nëntorit ndërsa PS 29. Pavarësisht se argumentimet e tyre nuk janë të kundërta, ndërmjet dy partive ka lindur një “sherr” për këtë datë. Në vitin 1992, kur PD-ja erdhi në pushtet, e hoqi 29 nëntorin se festë kombëtare, ndërsa me ardhjen e PS-së në 1997, ajo e riktheu. Me rotacionin politik të vitit 2005, PD e rohoqi këtë datë si festë kombëtare. Por para dy vitesh, nërmjet PS dhe PD u arrit një marrëveshjet që 29 të jetë ditë pushimi, por PD-ja nuk e pranoi këtë si datën e çlirimit të atdheut.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)