Çlirimi i Shqipërisë, Meta i 'fiksuar' pas Margaritës e Vojo Kushit, thirrje rinisë: Merrni fatet në duart tuaja! Asnjë debat për datën, 29 nëntori është fakt historik

Presidenti Iliri Meta, pas kryerjes së nderimeve pranë monumentit "Nëna Shqipëri"  tha se në këtë ditë nderohen të gjithë ata dëshmorë që luftuan që sot ne të gëzojmë lirinë. Ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha , i cili u shfaq i vetëm, pa asnjë shoqërues, te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit më 28 nëntor, duke kremtuar së bashkua edhe Pavarësinë edhe Çlirimin, presidenti Ilir Meta, që u shfaq krah qeverisë, edhe në ngritjen e flamurit në Vlorë, edhe duke nderuar dëshmorët në Tiranë, tha se nuk ka asnjë debat për datat, pasi për të është vetëm 29 nëntori për çlirimin.

 “Për mua nuk ekziston një debat për datat.  Data 29 Nëntor ka qenë edhe mbetet një datë edhe e provuar, e argumentuar qartë nga historiografia. Megjithatë unë nuk dua të marr këtë rol dhe nuk ka asnjë përpjekje që mund të eklipsojë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”, tha Meta

Por kreu i shtetit, teksa u shkëput nga ceremonia, e shfrytëzoi këtë moment për t’iu drejtuar qytetarëve me një thirrje për të këkruar ndryshim dhe të marrin fatet e tyre në duar

 “Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja. Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm, dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, tha Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Meta i 'fiksuar' pas Margaritës e Vojo Kushit, thirrje rinisë: Sikurse bashkëmoshatarët tuaj 76-80 vite më parë, merrni në dorë fatet e vendit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 67-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Presidenti Meta thekson se në këtë ditë të rëndësishme për vendin, duhet që t’i kushtojmë sërish  shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë. Meta thotë se të rinjtë e sotëm, sikurse edhe në atë kohë kanë një detyrë po aq të madhe, por ndryshimi qëndron në faktin se e kanë më të lehtë.

"Nderim të përjetshëm dhe mirënjohje të thellë për Dëshmorët dhe Heronjtë, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut, duke kurorëzuar 76 vite më parë, një nga betejat më të mëdha të popullit tonë për rikthimin e Lirisë, Pavarësisë e Sovranitetit të Shqipërisë, që na vendosi njëkohësisht në anën e duhur të historisë dhe Luftës Antifashiste. Duke u përulur me respekt para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margarita Tutulanit dhe mijëra vajzave e djemve, që u përjetësuan për Shqipërinë, është e rëndësishme t’i kushtojmë sërish sot shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë. Nëse bashkëmoshatarët e tyre, 76 apo 80 vite më parë, bënë sakrifica dhe një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për vendin tonë, sot të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë po aq të madhe, por e kanë më të lehtë. Vetëm duhet të kenë më shumë vetëbesim, angazhim dhe të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë, si dhe të bëjnë të mundur që të gjithë ata që kanë ikur, të kthehen në Atdheun e tyre. Një urim të veçantë për të gjithë veteranët, të cilëve ju uroj jetë të gjatë e shëndet të plotë", shkruan Meta.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë