GJERMANI - Borussia Dortmund ka fituar derbin e "Ruhrit" kundër rivalëve të përjetshëm Schalke 04. Në "Veltins Arena"-n e nxehtë nga tifozeria, përveç spektaklit në shkallët e stadiumit nuk ka munguar edhe në fushë ku verdhezinjtë si mysafirë shënuan të parët me mesfushorin danez Thomas Delaney në minutën e 7.
Do të duhej pjesa e dytë për të parë reagimin e vendasve të cilët në minutën e 61 fituan një penallti e cila u shënua nga Daniel Caliguri. Por nuk barazimi nuk do të vazhdonte shumë kur 18-vjeçari, një nga talentët më premtues në Europë, Jadon Sancho shënoi në minutën e 74. Kështu Dortmund vazhdon kryesimin e Bundesligës 36 pikë, 9 më shumë se Bayern. Dortmund nuk ka regjistruar ende humbjen e parë të sezonit në Bundesliga.
Bayern ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Nurenbergut. Ka qenë dy herë bomberi polak i bavarezëve Robert Lewandoëski dhe një herë në pjesën e dytë Frank Ribery të cilët vendosën derbin e Bavarisë në Allianz Arena.
Në ndeshjet e tjera kanë fituar Bayer Leverkusen, Freiburg ndërsa Ëolfsburg dhe Hoffenhaim ndanë nga një pikë në javën e 14 të kampionatit gjerman.