Dita e dytë e grevës, naftëtarët: Rama të vërë dorën në zemër, kemi mbetur në mes të rrugës

Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi kwrkojnw marrjen e pagave e tyre të prapambetura. Ata shprehen se nuk do të tërhiqet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Njëri nga përfaqësuesit e naftëtarëve ka deklaruar se krerët e sindikatave kanë vjedhur dhe nuk u kanë kushtuar rëndësi problemeve të tyre.

"Edhe një përballje që kemi bërë me Kolë Nikollën ai nuk pranonte se na krahasonte ne si elefanti me mizën dhe ishte live në media. Ata vërtetë janë elefantë sepse ata kanë vjedhur djersën tuaj, pasurinë tuaj ndaj janë sheik ata që rrinë atje ishin krerët e sindikatës. Po të ishin burra ata le të vijnë mes naftëtarëve, ata që na përfaqësojnë neve. Le të na japin shpjegimet çfarë kanë bërë me gjyqin, pse ne gjendemi pas tre vitesh me gjyq të fituar pa marrë lekët. Por ana morale është kjo, kur dy herë naftëtarët në grevë urie dhe ata thonë jemi përfaqësues të naftëtarëve dhe nuk vijnë dot, le të vijnë nuk i ka penguar njeri" thotë një përfaqësues i naftëtarëve të Ballshit.

Njëri nga grevistët është shprehur se duan të punojnë dhe të marrin lekët e djersës së tyre. Ai tha se naftëtarët e pranishëm në grevë kanë probleme të ndryshme shëndetësore, por asnjë mjek nuk është paraqitur për t'i kontrolluar.

"Kemi hapur kërkesat tona, duam kërkesat tona, duam bukë duam të hamë, të fillojmë uzinën. Kemi edhe një vendim gjyqi që kemi fituar lekët. O të na japin ato, o të mbyllin uzinën. Këto duam ne. Përsa i përket grevës së parë unë desh ika e lashë jetën këtu, deri në këto momente që flasim asnjë mjek nuk ka ardhur, vetëm ju gazetarët. Jemi disa që vuajmë nga sëmundje, isha dhe herën e parë desh lashë fëmijët rrugëve, por asnjë nuk erdhi. Ne vetëm këto dy kërkesa kemi, rifillimi i punës dhe lekët që kemi fituar", thotë një nga grevistët.

Më tej, një nga naftëtarët i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të vërë zemrën në dorë, pasi kanë mbetur në mes të rrugës. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë përveç se pagat për të cilat kanë punuar vetë.

"Ne jemi futur në këtë grevë të detyruar, sepse kemi bërë udhëtimin tonë që në Tiranë për të marrë pagat e prapambetura. Duam të na jepen 2 vitet që nuk jemi paguar dhe ne të shikojmë hallin tonë. Në qoftë se ai ka nevojë për ne që ta riparojë uzinën, të na marrë dhe jemi në gjendje, jemi specialistë për ta ndryshuar këtë uzinë. Jemi të vendosur që nga kjo grevë nuk do dalim pa marrë një përgjigje dhe i lutemi kryeministrit Edi Rama që të vërë dorën në zemër për këtë Mallakastër, për këtë uzinë, se na ka lënë në mes të rrugës. Prandaj e bëj këtë thirrje hapur në këtë media që të marrin masat sa më përpara se jemi edhe në gjendje shëndetësore shumë të keqe. Deri tani nuk kemi asnjë lloj reagimi, as nga qeveria as nga ministria dhe nga ato dy dikastere ne presim përgjigje. Jemi të vendosur deri në fund, të plotësohen kërkesat tona të bazuara në ligj", tha një tjetër naftëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit flet për Report Tv: Zvarritja një tallje, nuk ka reagim konkret

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka folur për Report Tv, për grevën e urisë të naftëtarëve. Ai tha se greva me 10 naftëtarë përfaqësojnë 850 naftëtarët të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre.

"Duke parë kushtet në të cilat ndodhemi të pandemisë dhe duke parë edhe vendet e vogla në të cilat ndodhemi këtu ne duam që një numër prej 10 naftëtarësh do ishte edhe simbolike e grevës së urisë, për arsye se për rreth 850 naftëtarë të cilët kanë qenë me kompaninë e cila operoi vitet e fundit, ky numër prej 10 naftëtarësh në grevë simbolizon të gjithë naftëtarët", tha Dautaj.

Ai u pyet se cili ka qenë komunikimi i fundit me zyrtarët apo përfaqësuesit e kompanisë dhe Dautaj u shpreh se:"Para pak kohësh ata erdhën në ambientet e rafinerisë sonë dhe u prezantuan si përfaqësues të kompanisë, e cila do të menaxhonte rafinerinë tonë dhe mbarëvajtjen e punës në rafineri. Ndaj dhe ne kërkesat nuk i kishim optimale, sepse ishim të paqartë tek rruga gjyqësore, sepse edhe me gjyqin ka një ngërç. Një pjesë e naftëtarëve nuk e kanë fituar gjyqin, janë zvarritje pafund pasi gjyqi ka nisur që në 2017. Por kjo ka qenë në tagrin e sindikatës së parë. Sindikata jonë e re është krijuar gjatë kohës së pandemisë. Megjithatë ne jemi në krye të naftëtarëve dhe jemi të vendosur se derisa të përfitojmë të gjitha të drejtat tona, ne nuk tërhiqemi nga vendimi që kemi marrë."

Por cila do të ishte një zgjidhje e mundshme mes kompanisë dhe naftëtarëve?

"Edhe greva e parë është keqkuptuar, pasi kërkesat ishin minimale sepse kompania nuk ishte në krizë financiare. Ata deklaronin gjithmonë se kemi probleme me furnizimin me lëndën e parë. Gjatë kohës së pandemisë, nafta shkoi pothuajse në kuotën pa lekë dhe ishte një opsion që naftëtarët i bëri që të shikonin me një rreze shprese se kjo naftë do rikthehej dhe do rifillonte puna. Të gjitha pagat do fitohen në proces gjyqësor. Por, rifillimi i punës është jetësore për naftëtarët. Në kërkuam detyrimet, por nuk vendosëm kusht që brenda një dite të jepen. Kjo ishte shumë e qartë, mënyra se si u zvarrit prej një periudhe të gjatë është një tallje sepse nuk ka një reagim konkret. Në muajt e fundit kemi firmosur një kontratë me përfaqësuesit e kompanisë, po çuditërisht nuk kemi as një kopje të gjykatës dhe nuk kemi as pagat që u premtuan", deklaroi Sokol Dautaj për Report Tv.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I persekutuari 91: 29/09/2020 17:20

    Po mire more trimat e xha jahos po ne 92 qe demokracia mbylli gjith dermarjet pse su kujtia qeveria per ne tani na kerkoni nga qeveria nafta eshte private kerkojani asaj sa pronare mbyllin aktivitetin duhet te futemi ne grevarrini aty se mire jeni

    Përgjigju
  • redi: 29/09/2020 14:56

    Une e perkrah greven w naftetareve ,spse ato po jetkojne gjene me keyesire punesimin dhe pagat e pa dhena nga pune dhenesi.Nuk eshte puna qe Rama te vere diren zemer ,por qeverua ka per detyre te zgjidhe ceshtjen ,se eshte dhe vete aksionere .Ajo qe mbetet enigem eshte se pronarja azere ja qindra milion dollar tek taksat dhe tatimet dhe per jete jo vetem duhet shtetezuar pir te paguaj dhe shumen qe mbetet.

    Përgjigju
  • asl: 29/09/2020 11:33

    Greve greve,biles greve urie po barku si ne muajin e shtate e kane(shaka).Mendoj se qeveria duhet ti ndihmoje.

    Përgjigju
  • Loni: 29/09/2020 10:50

    Mjere ju ore zoterinj kujt po I kerkoni te drejtat tuaja... Po kush e rruan per njerezit ketu... Un uroj tju plotesohen te drejtat kushtetuese por se vret mendjen fare njeri as per ju as per mua e as per keta qe zgjohen cdo dite ne kete territor. Uroj tju plotesohen se ato qe meritoni kerkoni. Uroj shum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër