Nuk morën përgjigje nga kompania, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Indiferenca e institucioneve është tallëse! (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit vendosën që këtë të hënë të hyjnë në grevë urie për shkak se nuk kanë pasur një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

Fillimisht ata u mblodhën përpara uzinës në formën e protestës ndërkohë që ishin në pritje të një përgjigje.

10 persona janë futur në një ambient pranë uzinës. Kjo është greva e dytë që naftëtarët zhvillojnë.

Me konsensus, naftëtarët kanë vendosur që në grevë të hyjnë vetëm meshkuj, ndërkohë që dhe disa prej grave të cilat ishin mbledhur përpara uzinës, kërkonin të futen në grevë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve të pavarur, Sokol Dautaj u shpreh për kamerat se kjo është mënyra e vetme pasi sipas tij ka pasur një indiferencë nga institucionet shtetërore.

"Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe" - tha Dautaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Vijon greva e naftëtarëve të Ballshit, nuk tërhiqen pa marrë zgjidhje nga shteti

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e tyre të urisë, pasi nuk morën asnjë zgjidhje nga kompania dhe institucionet përgjegjëse.

Pas protestave të herë pas hershme duket se kërkesat e tyre shkuan në vesh të shurdhët dhe hapi i tyre i radhës ishte nisja e grevës së urisë.

Në videot e siguruara nga Report Tv, naftëtarët të rraskapitur janë shtrirë në ambientet e përshtatura për të kaluar natën.

Që prej mëngjesit ata janë të pa ngrënë dhe pafuqia duket edhe në fytyrat e tyre. Pavarësisht nisjes së grevës, deri në këto momente nuk ka reaguar asnjë institucion për t'u dhënë një zgjidhje këtyre punëtorëve që kanë 1 vit pa marrë rrogat e tyre.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në grevë derisa shteti t'u japë një zgjidhje.

Ora 14:08
Naftëtarët: Gratë nuk hyjnë në grevë! Do të qëndrojmë derisa shteti të na japë rrugëzgjidhje (VIDEO)

Një prej naftëtarëve u shpreh për Report Tv se kanë vendosur të futen në grevë urie me konsensus dhe se gratë nuk pranohen. Aktualisht janë 10 naftëtarë që janë strehuar në një godinë pranë uzinës dhe që kërkojnë ndihmën e shtetit për situatën e tyre.

"Në radhë të parë jemi futur në grevë urie për shkak të pagave të prapambetura. Shteti nuk po lëviz fare. Ne po vijmë për ushqimin e fëmijëve. Kemi 15 muaj pa rroga. Ne po vuajmë për bukën e gojës. Aktualisht në grevë urie jemi futur 10 persona. Të vijë shteti të na japë rrugëzgjidhje. Ne morëm një vendim së bashku që gratë të mos futen në grevë urie. Të vdesi naftëtari për bukën e gojës nuk ka ku të shkojë më keq. Ne nuk dalim që këtej pa marrë zgjidhje" - tha një prej naftëtarëve.

Ndërsa kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se mosfunksionimi i rafinerisë vendos në vështirësi të gjithë Mallakastrën.

"Unë jam i zhgënjyer. U detyruam të marrim këtë akt ekstrem. Palët duhet të marrin vendime sa më parë në ndihmën tonë. Mos funksionimi i rafinerisë së Ballshit vendos në vështirësi të gjithë Mallakastrën. Statusi që ata miratuan nuk u fut i plotë. Protestat tona kanë qenë pafund. Në Tiranë ne donim një zgjidhje, nuk morëm përgjigje ndaj dolëm sërish në protestë e tashmë jemi në grevë" tha Dautaj.

Ora 11:42
Kreu i sindikatës së naftëtarëve: Greva nuk është politike, indiferenca e institucioneve është tallëse! (VIDEO)

Kreu i sindikatës së naftëtarëve të pavarur, Sokol Dautaj u shpreh për kamerat se kjo është mënyra e vetme pasi sipas tij ka pasur një indiferencë nga institucionet shtetërore.

Ai thotë se indiferenca e tyre është tallëse.

"Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe" - tha Dautaj.

Ora 11:17
Naftëtarët e Ballshit vendosën të futen në grevë urie (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit vendosën të futen në grevë urie. 10 persona kanë hyrë brenda një ambienti pranë uzinës. Kjo është greva e dytë që kanë zhvilluar protestuesit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 28/09/2020 11:51

    Eshte kompani private, nuk jua jep rrogat qeveria o njerez. Ne momentin qe i kerkoni qeverise, kjo behet politike pastaj dhe nuk ka lidhje me hallet tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë