Në ditën e dytë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së ka vizituar një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë.

Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka postuar një video nga aeroporti  ushtarak Chuguev në Kharkiv, i shoqëruar nga delegacioni. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.

"Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren" tha ai dje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Rama në zonën e 'nxehtë' të konfliktit Ukrainë-Rusi, Endri Fuga vishet me jelek anti-plumb (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zonën e nxehtë e konfliktit mes Ukrahinës dhe Rusisë, ku po zhvillon një vizitë në cilësinë e kreut të OSBE-së. “Kharkivit, Ukrainë - Mbërritja në bazën “Shiroky”, shkruan Rama krah videos ku duken edhe përfaqësues të tjerë të misionit ë OSBE dhe shoqëruesit e tij të pajisur me jelek antiplumb, mes tyre edhe këshilltari i tij për mediat Endri Fuga.

1579634515_fuga.jpg

Pamje nga vizita e delegacionit