Dita e Fëmijëve/ Ministria e Kulturës mbështet krijimtarinë letrare për fëmijë

Ministria e Kulturës ka nisur sot në Ditën e Fëmijëve, iniciativën e re, ku bën thirrje për “Mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”. Qëllimi i kësaj thirrje është që të nxitë edhe të mbështet edhe financiarisht krijimtarinë  e autorëve, që shkruajnë letërsi për fëmijë. Teksa rendit edhe mënyrën e aplikimeve, që do të përfshijë autorët mbi 18 vjeç, të cilët do të aplikojnë nëpërmjet botuesve, përcakton edhe se financimi për këtë mbështetje i shkon drejtpërdrejtë autorit.

“Sot është ajo ditë e vitit, që jo vetëm i kushtohet fëmijëve, sepse ne prindërit ua kushtojmë çdo ditë atyre, por që edhe ne të rriturit ndihemi ndopak fëmijë.  Sot, u them fëmijëve që të marrin prindërit për dore e t’i tërheqin drejt aktiviteteve të shumta, që zhvillohen nëpër kryeqytet, për të harruar edhe ata sado pak ngarkesën e së përditshmes. Në momentin që flasim, të tjerë fëmijë janë duke u argëtuar në sheshin “Skënderbej”, në Parkun Rinia, te Kalaja e Tiranës, etj. Jam e lumtur që sot kemi mundësinë të argëtohemi të gjithë së bashku me këngë, balet, animatorë, por edhe të ndaj një moment të rëndësishëm që u vlen edhe prindërve, edhe fëmijëve.  Ministria e Kulturës ka menduar, që pikërisht sot, të shpallë thirrjen për mbështetjen e krijimtarisë për fëmijë, për vitin 2019”, shprehet Margariti.

Afati i aplikimit përfundon në datë 8 korrik, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 30 korrik. Vlera e financimit të  Ministrisë së Kulturës  për këtë  thirrje  është 1.000.000 (një milion lekë).Secili prej fituesve do të paguhet në vlerën prej 150.000 lekë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille