TIRANE- Tetë marsi sjell buzëqeshje dhe lule edhe për gratë e sëmura me sëmundje të rënda në pavijonin e Onkologjikut në QSUT. Disa të rinj të organizatës “Braingstorming” në shenjë respekti, me kontributin e tyre simbolik ,shpërndanë sot buqeta me lule për të gjitha gratë që kurohen nga sëmundjet kanceroze, si dhe për personelin mjekësor që përkujdeset për to.
Nisma studentore synon që në këtë ditë të shënuar për gruan, t’u kushtohet vëmendje edhe këtyre zonjave të cilat, fatkeqësisht nga arsyet shëndetësore privohen nga shumë aktivitete të përditshme .Prandaj të rinjtë kanë menduar që duke iu dhuruar lule t’i ngjallin sado pak emocion.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com