131 shqiptarë riatdhesohen nga Frankfurti! Mallakastrioti operohet 4 herë, karantinohet në shtëpi! Qytetarja: E kam paguar me qimet e kokës

TIRANE-Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 131 shqiptarë nga Frankfurti. Prej së shtunës vijojnë riatdhesimet nga vendet e Europës në Shqipëri dhe më pas karantinohen për 14 ditë në Durrës. Deri tani janë kryer operacionet e riatdhesimeve me fluturime nga Stambolli dhe nga Italia, Roma, Milano dhe Bari.

Në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel. Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.

Riatdhesimet
18 prill–49 nga Stambolli, 132 nga Roma
19 prill- 135 nga Milano
20 prill- 98 nga Bari, 135 nga Roma
21 prill- 131 nga Frankfurti

Nga Italia 500
Nga Turiqa 49
Nga Frankfurti 131
Gjithsej kane ardhur 680

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Frankfurti: Kjo është e keqja jonë, 7 javë mbyllur në Gjermani dhe tani gjobë, e kemi paguar me qimet e kokës

Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 131 shqiptarë nga Frankfurti. 

Do shkoni në karantinë tani.

Kjo është e keqja jonë, pse mirë është me na mbyll në karantinë? 7 javë të mbyllur në Gjermani mezi pritëm të vinim dhe ktu gjobë e kemi pagu me flokët  e kresë këtë rrugëtim.

Çfarë dhome keni prenotuar?

Pooo si të thoni ju. Pasha zotin me të rrejt, e ka prenotuar dikush tjetër.

Për blietën keni paguar 100 euro a jeni të kënaqur?

Jooo 160 euro, 280 më kanë bërë hem bileta hem ajo (dhoma).

Dhoma teke nuk bëhej fjalë të prentohej online, por kam pranuar kushtet që më kanë ofruar, jam vendosur me një person që nuk e njoh në dhomë. Nuk e di çfarë do të ndodhë.

Keni paguar 160 euro, më tha një zonjë.

Jo unë kam paguar më tepër, 185 euro biletën dhe dhoma nuk ishte 89 euro por ishte më shumë. Me gjithë paketë ka shkuar 350 euro. Më duket e palogjikshme të karantinohemi me persona, pasi nuk e dimë se ku ka shkuar ai person dhe me kë ka qëndruar ai.

Ora 19:13
U operua 4 herë! Mallakastrioti i riatdhesuar nuk do dërgohet në karantinë, por shtëpi

Një nga personat që është riatdhesuar sot nga Frankfurti nuk do të shkojë në karantinë në Durrës, por në shtëpi, pasi është sëmurë. Report TV mëson se personi në fjalë është nga Mallakastra dhe nuk do të dërgohet në karantinë pasi është e sëmurë, por jo me COVID. 

I  sëmuri kishte shkuar në Gjermani më 20 janar dhe deri 25 shkurt ka qëndruar në spital dhe u është nënshtruar 4 operacioneve në këmbë dhe tashmë nuk do të dërgohet në karantinë në Durrës, por do të lejohet që të ikë në shtëpi në Mallakastër ku banon. Leja i është dhënë nga ministria e Shëndetësisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën